Hene, 08 Shtator 2008 12:35:48

Lexoni versionin Print

Përmet, ndalohen për trafik klandestinësh

Përmet- Efektivat e policisë së Përmetit kanë vendosur në pranga dy trafikantë klandestinësh, të cilët kundrejt shpërblimit prej 500 euro për person, kalonin ilegalisht në drejtim të Greqisë klandestinë nga rrethe të ndryshme të vendit.

Blerim Kore
Enjte, 24 Korrik 2008 18:20:00

Përmet- Efektivat e policisë së Përmetit kanë vendosur në pranga dy trafikantë klandestinësh, të cilët kundrejt shpërblimit prej 500 euro për person, kalonin ilegalisht në drejtim të Greqisë klandestinë nga rrethe të ndryshme të vendit.

Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër “nga ana e Specialistëvetë Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisësë Qarkut Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i 36 vjeçarit Skënder Shkurti dhe Enver Zhupës 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në Berat”.

Ata janë kapur nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, në vendin e quajtur Arrët e Badlonjës, Përmet, duke shoqëruar 4 shtetas nga Berati , të cilët po i ndihmonin për të kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi.

“Klandestinët i kanë deklaruar grupit hetimor se do të hynin pa dokumenta në shtetin grek kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person”, thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai..

Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML