Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:06:45

Lexoni versionin Print

Brenda 6 muajve, 106 divorce në Gjirokastër

Gjirokastër-Tendenca në rritje e çifteve për tu divorcuar vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Qarkun e Gjirokastrës.

Blerim Kore
Enjte, 24 Korrik 2008 19:57:00

Gjirokastër-Tendenca në rritje e çifteve për tu divorcuar vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas burimeve zyrtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2008 janë zhvilluar në total 106 çështje gjyqësore për ndarje familjare.

Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës vërehet një tendencë në rritje përsa i përket numrit të divorceve. Në këtë periudhë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër janë rregjistruar 6 kërkesa më shumë për ndarje famijare krahasuar me tremujorin e parë të 2008-ës.

“Një fenomen i tillë shpjegohet me problematikën që po kalon aktualisht familja shqiptare si vështirësitë ekonomike, emigracioni masiv etj”, thotë sociologu Llambi Bllani.

Për të frenuar disi këtë dukuri sipas sociologut Bllani, do të ishte mirë që përpara se çiftet t’i drejtohen gjykatës për të zgjidhur problemet e tyre duhet të kërkojnë ndihmën e qendrave këshillimore dhe specialistëve të ndryshëm në këtë këtë drejtim duke arritur të bëjnë kështu një përpjekje për të mbajtur të bashkuar familjen e tyre.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML