Hene, 08 Shtator 2008 12:36:29

Lexoni versionin Print

Kavajë, bllokohen 15 kg heroinë, një në pranga

Tiranë- Policia ka bllokuar pak më parë një sasi prej 15 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

Shekulli Online
Enjte, 24 Korrik 2008 21:22:00

Tiranë- Policia ka bllokuar pak më parë një sasi prej 15 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. Sipas burimeve të policisë së Tiranës bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi, Lutfi Shabani, i dënuar me parë, si pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.

“Lënda narkotike u bllokua në makinën e Shabanit, gjatë një kontrolli të policisë, pas informacioneve paraprake të marra në rrugë operative”- kanë bërë me dije burimet policore.

Operacioni antidrogë është kryer në afërsi të qytetit të Kavajës, nga antikrimi i organizuar i policisë. Nga hetimet paraprake mësohet se droga është kapur në një automjet, i cili po shkonte në drejtim të Durrësit.

Sipas policisë, i ndaluari Lutfi Shabani ka qenë duke drejtuar automjetin ku ndodheshin 15 kg heroinë, e futur në një çantë. Aktualisht policia është duke hetuar për të zbardhur vendin nga vinte droga e më pas për të përcaktuar edhe destinacionin e saj. Dyshohet se ajo ka qenë për trafik të jashtëm, por, sipas ekspertëve është ende herët për të mbërritur në përfundime.

I ndaluari ka qenë më parë person me precedentë penalë, madje ka qenë i dënuar me 2.5 vite burg. Ndërkohë që policia, duke se ka pasur informacione se ai mund t’i ishte rikthyer trafikut të drogës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML