Marte, 09 Shkurt 2010 14:11:43

Lexoni versionin Print

Topalli fsheh sharjet e Berishës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përdor dy standarde kur bëhet fjalë për transparencën e veprimtarisë së Kuvendit. Dy ditë më parë, kryetarja Topalli premtoi përmes një letre dërguar dy ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Uidhers dhe Bosh, se veprimtaria e Kuvendit ishte më transparente se kurrë.

Nevila Perndoj
Premte, 25 Korrik 2008 08:02:00

 

Kuvendi nuk miraton dje procesverbalin e së hënës. Topalli u sugjeron deputetëve t’i sjellin ankesat me shkrim

Braçe-Topallit: “Sipas procesverbalit i bie që të përjashtoheni ju nga seanca”

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përdor dy standarde kur bëhet fjalë për transparencën e veprimtarisë së Kuvendit. Dy ditë më parë, kryetarja Topalli premtoi përmes një letre dërguar dy ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Uidhers dhe Bosh, se veprimtaria e Kuvendit ishte më transparente se kurrë. Por, kur bëhet fjalë për kryeministrin Berisha çdo gjë ndryshon.

Në procesverbalin e ditës së hënë, nuk është përfshirë asgjë nga fjalët e tij fyese ndaj familjes së deputetit Balla. Procesverbali që duhet të kalonte dje për miratim është shtyrë për shkak të kërkesës së deputetëve të PS-së, sipas të cilëve, në këtë dokument, krahas dialogut të Ballës dhe Topallit duhet të përfshihet edhe ajo e kryeministrit Sali Berisha, deklaratë e cila u bë publike përmes transmetimeve direkte të medieve vizive. “Procesverbali të plotësohet me gjithçka që është thënë brenda sallës, sepse është me mangësi. Pra, po bëj propozimin që procesverbali të plotësohet me gjithçka që është thënë brenda sallës. Dhe deri në momentin që ju mbyllni seancën, ne kemi dëgjuar një mori fjalësh të cilat janë të zbardhura, të cilat janë të regjistruara në TVSH dhe në të gjitha kamerat, nga oficeri i Gardës së Republikës etj. Ka shumë dëshmitarë. Njëri prej të cilëve është Ruli dhe tjetri është Nishani”,- tha dje Braçe.


Pikërisht në procesverbalin e bërë publik dje, ishin përfshirë qëndrimet e plota të Ballës dhe të Topallit, por jo fjalët e Berishës, më saktë jo fjalori ofendues ndaj familjes së deputetit socialist. Madje referuar procesverbalit të zbardhur, Braçe sugjeroi që të merreshin masa ndaj Topallit, e cila, referuar zbardhjes së procesverbalit, figuronte si e vetmja deputete që kishte fyer gjatë seancës. “Nga kjo që është zbardhur janë dhënë fjalët e z.Balla i cili nuk ka fyer askënd, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, nuk janë dhënë fjalët e Kryeministrit, dhe janë dhënë vetëm fjalët tuaja znj.Kryetare që shani dhe fyeni dhe sipas kësaj i bie që ju të përjashtoheni nga seanca dhe jo këta zotërinjtë. As kryeministri dhe as z. Balla. Kështu që, nga kjo pikëpamje do të doja që procesverbali të mos votohet tani. Na jepni mundësinë që t’i sjellim me shkrim ato që janë zbardhur. Janë pesë kamera. Keni sistem audio dhe nuk mund të ndërhyni në shirita, sepse është regjistruar çdo gjë. Ndaj plotësoni procesverbalin”,- tha Braçe. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit u ka sugjeruar deputetëve që kush ka vërejtje për përmbajtjen e procesverbalit, ta sjellë me shkrim pranë Kryesisë së Kuvendit.

------------------------------------

 Braçe i la në tavolinë shefit të qeverisë, librin e profesor Edmond Tupes, “Fjalori erotik i Gjuhës Shqipe”

TIRANË- Edhe pse kishin kaluar 48 orë nga seanca skandaloze e së hënës në Parlament dhe kur qytetarët apo deputetët e opozitës prisnin të paktën një ndjesë nga kryeministri Sali Berisha për fjalorin e përdorur ndaj familjes së deputetit Taulant Balla, nuk ndodhi aspak kështu. Edhe dje në seancën plenare të Kuvendit, shefi i qeverisë ishte përballë deputetëve dhe nuk kërkoi falje, por u mor me akuza ndaj atyre që i cilësoi provokatorë. “Unë nuk shpërblej provokatorët, kurrë. Hiqeni nga mendja. Provokatorin më të urryerin e të gjitha specieve, nuk e shpërblej. Provokacioni nuk shpërblehet kurrë. Kurrë nuk shpërblehet”,- tha Berisha duke akuzuar kryesocialistin Rama për atë që, sipas tij, ndodhi në sallën e Parlamentit ditën e hënë. “Por i them Edi Ramës këtu në këtë sallë. Leri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura, se unë kam 20 vjet në politikë. Asgjë nuk i atribuoj askujt përveç atij”,- vijoi Berisha ndërsa deputetët e opozitës insistuan që ai të kërkonte ndjesë për fyerjet në adresë të familjarëve të deputetit socialist të Librazhdit.

Reagimi i socialisteve

Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leksaj kujtoi situatën e para 5 viteve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kur edhe ishin ditët e para të saj në politikë. “Pasi kishte cenuar familjen, fëmijët e mi, duke e quajtur kriminel edhe djalin që ishte me studime jashtë, i kam thënë z.Kryeministër ju nuk e dini se çfarë është gruaja, juve nuk e dini se çfarë është motra, juve nuk e dini se çfarë është nëna dhe se çfarë është familja”,- tha shefja e grupit parlamentar socialist. Leskaj përsëriti po të njëjtat fjalë edhe dje, pas asaj që ndodhi në seancën e së hënës. “Por më vjen keq, që në këtë situatë sot këtu është edhe një grua që sot drejton Kuvendin”,- shtoi ajo.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi tha se kishte pasur prirjen të besonte që ky nuk është qëndrimi zyrtar i opozitës, “por veprime spontane të individëve jashtë kontrollit, të cilët në përpjekje për ta parë veten në listën e zgjedhjeve të ardhshme shtyjnë me bërryla njëri-tjetrin”. “Por unë e kam të vështirë ta besoj këtë version, sa kohë që shikoj që kryetari i partisë apo lideri i opozitës bëhet avokati më i madh i një provokacioni të ulët”, -shtoi Patozi. Ndërsa deputeti socialist Marko Bello akuzoi ashpër edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke e cilësuar atë “si një kobure në duart e Sali Berishës”.

Fjalori i shqipes

Ndërkohë nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe kishte marrë Fjalorin e Gjuhës Shqipe për të shpjeguar fjalët e përdorura në debatin Balla-Berisha, për të ritreguar në të njëjtën kohë nga foltorja e Parlamentit se cili prej të dyve fyeu dhe shau. “Këtu është përdorur fjala “Prostitutë” dhe sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe, prostitutë do të thotë femër që merret me prostitucion, femër e përdalë, lavire, k.... thuhet këtu. Kjo fjalë është përdorur këtu”,- tha Erion Braçe, duke iu referuar fjalorit të Kryeministrit. Ai shpjegoi edhe fjalët “rrugaç”, “vagabond” dhe “zhele” të përdorura nga kryeparlamentarja. “Fjala “Rrugaç” sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe është ai që sillet rrugëve pa punë, endacak, është rrugaç. Dhe kjo është thënë për një deputet. Këtu u përdor fjala “vagabond” dhe sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe është ai që bredh rrugëve pa punë dhe sillet keq. Këtu u përdor fjala “Zhele”, dhe sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe do të thotë rrecka- rrecka, dhe kjo përsëri e përdorur për një deputet”, - tha Braçe. Në momentin që ai shpjegoi fjalët, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Berisha nuk ishte i pranishëm në sallë, ndaj në mbarim të fjalës së tij, Braçe i la në tavolinë shefit të qeverisë, librin e profesor Edmond Tupes, “Fjalori erotik i Gjuhës Shqipe”. 
 

Valentina Leskaj

“Dua t’ju kujtoj që pesë vite më parë, kur sapo kisha hyrë në politikë, nuk dija se çfarë bëhet në Kuvend. Kam qenë atje dhe i kam thënë këtij Kryeministri që është sot këtu disa fjalë. Pasi kishte cenuar familjen, fëmijët e mi duke e quajtur kriminel edhe djalin që ishte me studime jashtë, i kam thënë z.Kryeministër ju nuk e dini se çfarë është gruaja, juve nuk e dini se çfarë është motra, juve nuk e dini se çfarë është nëna dhe se çfarë është familja. Dua t’ia them sot prapë këtu para të gjithëve juve z.Kryeministër... Më vjen keq, që në këtë situatë sot këtu është edhe një grua që sot drejton Kuvendin”.

Astrit Patozi

“Unë personalisht kam pasur prirjen që të besoj se nuk është qëndrimi zyrtar i opozitës, nuk janë të parapërgatitura, por janë thjesht veprime spontane të individëve jashtë kontrollit, të cilët në përpjekje për ta parë veten në listën e zgjedhjeve të ardhshme shtyjnë me bërryla njëra-tjetrin. Por unë e kam të vështirë ta besoj këtë version, sa kohë që shikoj që kryetari i partisë apo lideri i opozitës bëhet avokati më i madh i një provokacioni të ulët”.

Marko Bello

“Guxim të madh dhe hov të vrullshëm po manifeston prej do kohësh kjo kobure në duart e Sali Berishës, duke harruar se po troket ora kur do të duhet të japë llogari për të gjitha bëmat, të dukshme dhe të padukshme, por të mjaftueshme për ta akuzuar për gjithë atë dëm që po i sjell demokracisë, lirisë, pluralizmit dhe opozitarizmit në vend”.

Erion Braçe

“Për të ardhur pikërisht tek ajo që ndodhi seancën që shkoi. Do të doja t’ju referoja për të parë mirë se kush fyeu dhe kush shau. Këtu është përdorur fjala “Prostitutë” dhe sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, prostitutë do të thotë femër që merret me prostitucion, femër e përdalë, lavire, k.... thuhet këtu. Kjo fjalë është përdorur këtu. Këtu u përdor fjala “Rrugaç”, dhe sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe është ai që sillet rrugëve pa punë, endacak është rrugaç. Dhe kjo është thënë për një deputet”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML