Gjirokastër - Pas disa orë kërkimesh, policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes në Gjirokastër. Sipas burimeve zyrtare te policise mesohet se ne pranga eshte vene Halil Roshi, 54-vjeç, i cili mengjesin e sotem vrau me hanxhar gruan e tij, ne sy te femijeve.
Pasi u largua nga vendngjarja ai u fsheh në rrethinat e fshatit, Topullaraj, për ti shpëtuar ndjekjes së policisë. “Duke nisur nga orët e mëngjesit të së premtes policia organizoi një operacion të veçantë për gjetjen dhe ndalimin e autorit të ngjarjes”, thotë drejtori i policisë së Qarkut, Hysni Burgaj.
Pas gati12 orë kërkimesh policia ka bërë të mundur ndalimin e tij. “Autori i ngjarjes u zbulua në një tunel, në rrethinat e fshatit Topullaraj falë metodave profesionale të përdorura nga agjentët antikrim”, thotë shefi i sektorit të Luftës Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Afuz Basha.
Pas ndalimit H. Roshi është shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër për t’iu nënshturar hetimeve të organeve të drejtësisë me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Krim i rëndë në familje ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në rrethin e Gjirokastrës në fshatin Valare të komunës Lunxhëri.
Halil Roshi, 54 vjeç, vrau me mjete të forta bashkëshorten e tij Donika Roshi, 45 vjeç me hanxhar pas koke rreth orës 1:00 të mëngjesit të sotëm .
Viktima ka marrë plagë vdekjeprurëse prapa kokës ndërkohë që burri i saj është larguar nga vendngjarja. Gentian Mullai zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, tha se kryefamiljari është larguar me shpejtësi nga shtëpia sapo ka bërë krimin.
Për kapjen e tij janë ngritur postblloqe, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë krim të shëmtuar brenda familjes.