Premte, 05 Dhjetor 2008 00:01:58

Lexoni versionin Print

Gjirokastër, priten 60 lidhje të paligjshme të ujit

Pas shpallje së gjendjes së emergjencës në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Gjirokastrës, Ndërmarrja e Ujësjsllësit, po punon për minimizimin e problemeve që mund të ndeshin konsumatorët në këtë situatë.

Blerim Kore
Premte, 25 Korrik 2008 08:33:00

Pas shpallje së gjendjes së emergjencës në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Gjirokastrës, Ndërmarrja e Ujësjsllësit, po punon për minimizimin e problemeve që mund të ndeshin konsumatorët në këtë situatë.

Aktualisht puna e specialistëve të ujësjellësit është përqëndruar për mirëmbajtjen nga ana teknike të disa prej linjave kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit.

“Gjatë ditëve të fundit ne kemi realizuar një sërë ndërhyrjesh për eliminimin e rreth 60 lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në disa zona dhe lagje të qytetit”, thotë drejtori i Ujësjellësit, Dashmir Qeli.

Gjatë punës stafi i ujësjellësit ka konstatuar faktin se mjaft qytetarë kanë abuzuar duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjet çfarë ka shkaktuar edhe probleme në furnizimin me ujë të pijshëm të komunitetit gjirokastrit.

Sipas drejtorit Qeli, ”ujësjellësi do të ndëshkojë penalisht çdo qytetar që ndërhyn në mënyrë të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML