Elbasan- Një turist kosovar ka humbur jetën pas një aksidenti me mjetin me të cilin udhëtonte. Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Qukës në rrugën nacionale Librazhd-Qafëthanë kur A. A, 19-vjeç, banues në Prishtinë ishte duke udhëtuar në drejtim të pikës kufitare.
Në këtë moment ai ka humbur kontrollin e mjetit BMV me targa 534 KS 999, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë. Fillimisht i aksidentuari është transportuar për në spitalin e Librazhdit, por për shkak të gjëndjes tepër të rëndë është dërguar me anë të një helikopteri për në Tiranë.
Por për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar ka gjetur vdekjen rrugës. Ky aks rrugor konsiderohet si një ndër më të ngarkuarit për shkak të frekuentimit të shumtë nga turistët kosovarë dhe maqedonas që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Po kështu ky aks është edhe një portë për hyrjen dhe qarkullimin e mallrave nga mjetet e rënda që shpesh bëhen edhe burim aksidenti.