Tiranë- Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e kufomës së gjetur dje në një kanal në Grabian të Lushnjes. Sipas policisë së Tiranës, për çdo informacion qytetarët mund të telefonojnë në numrin publik pa pagesë 129.
“Kufoma e gjetur ditën e djeshme është e seksit mashkull, me gjatësi trupore 1.68 cm, mosha 18-25 vjeç, me flokë ngjyrë të zezë të qethur shkurt e të lyer me xhel, sytë bojë qielli”- thanë burimet e policisë.
Sipas këqyrjes së kufomës rezulton se ai mbante veshur një bluzë të zezë, në pjesën e përparme të bluzës ka mbishkrimin “EMPORI-ARMANI”. Po ashtu mbante veshur pantallona treçerekëshe doku me ngjyrë bezhë, si dhe atlete ngjyrë gri me mbishkrimin “NIKE”.
Kufoma ne Lushnje, ende e paidentifikuar
Lushnje- Kufoma e gjetur nga barinjtë në Lushnje nuk është identifikuar ende. Edhe pas veprimeve në morg dhe dëshmive të mbledhura, policia nuk ka mundur të arrijë dot tek emri i viktimës.
Policia e zonës ka marrë në pyetje rreth 15 banorë, por asnjë prej tyre nuk ka ndihmuar për identifikimin e kufomës.
"Dyshohet se viktima nuk i përket zonës, por ai është sjellë i vrarë në kanal, pranë fshatit Grabian"- thanë burimet policore, duke shtuar se ai ishte dëmtuar me mjete të mprehta në pjesën e fytyrës, syve dhe kokës. Më pas është hedhur në kanal, ku i është vënë flaka.
Ttrupi i pajetë i një mashkulli, që ende mbetet i paidentifikuar nga policia u gjet dje në një fshat të Lushnjes.
Sipas burimeve të policisë së Lushnjes mësohet se kufoma është gjetur në vendin e quajtur 3 Urat në fshatin Grabian. Nga informacionet e para pas këqyrjes së kufomës, është konstatuar se i paidentifikuari mund të jetë vrarë, e më pas të jetë djegur.
“Ai u gjet nga disa barinj që në atë moment kanë qenë duke kaluar pranë fshatit Grabian”- thanë burimet policore, duke sqaruar se është ngritur një grup hetimor që po merret me këtë ngjarje.
Nuk ka ende asnjë të dhënë, qoftë për motivet, qoftë për autorësinë e krimit, pasi puna vështorësohet nga që viktima ka mbetur pa identifikuar.