Premte, 05 Dhjetor 2008 00:12:13

Lexoni versionin Print

Elbasan, aksidentohet rëndë 36-vjeçarja

Elbasan- Një 36-vjeçare është aksidentuar nga një mjet me targa greke, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Bardha Nergjoni
Enjte, 07 Gusht 2008 12:02:00

Elbasan- Një 36-vjeçare është aksidentuar nga një mjet me targa greke, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Sipas policisë së Elbasanit, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Cërrik–Belsh, në fshatin Shalës. “Një autoveturë me targa greke ka aksidentuar 36-vjeçaren A.L, e cila ishte këmbësore, lindur e banuese në fshatin Shalës e më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes”- thanë burimet policore.

Gruaja është dërguar nga kalimtarë të tjerë të rastit në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe po kurohet. Sipas mjekëve ajo ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia nga ana e saj po punojnë për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të aksidentit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML