Premte, 05 Dhjetor 2008 00:00:47

Lexoni versionin Print

Gjykata lë në burg 3 grabitësit e bankës

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat autorët e grabitjes së filialit të bankës greke në Tiranë, javën e shkuar.

Shekulli Online
Enjte, 07 Gusht 2008 13:01:00

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat autorët e grabitjes së filialit të bankës greke në Tiranë, javën e shkuar.

Në seancën e zhvilluar sot janë përcaktuar ndaj tre të arrestuarve, Edmir Shehi, Fation Karenxha dhe Luan Kuci, masat e sigurisë.

Në bazë të provave dhe të dhënave nga hetimet, gjykata pasi ka dëgjuar palët ka vendosur që të tre të arrestuarit të qëndrojnë në burg pa afat, që do të thotë se ata do të rrinë në burg deri sa të vendoset masa e dënimit për krimin e grabitjes që kanë bërë.

Grabitja ndodhi mesditën e së premtes së shkuar, kur autorët me maska dhe të armatosur hynë në ambinetet e filialit të bankës NBG, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në kilometrin e 9-të.

Në kërcënimin e armëve ata mundën të mernin 10 milionë lekë të vjetra dhe më pas u larguan, duke qëndruar të fshehur për disa ditë. Policia pas hetimeve bëri arrestimin e tyre, dy u kapën në një shtëpi në Domje, kurse tjetri në Dibër.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML