Premte, 05 Dhjetor 2008 00:20:17

Lexoni versionin Print

Elbasan, arrestohet zjarrëvënësi i ullishtes

Elbasan- Policia e Elbasanit arrestoi sot autorin e zjarrëvënies në ullishtet e fshatit Gurabardh, ku si pasojë e zjarrit u dogjën mbi 1.5 hektarë.

Bardha Nergjoni
Premte, 08 Gusht 2008 12:50:00

Elbasan- Policia e Elbasanit arrestoi sot autorin e zjarrëvënies në ullishtet e fshatit Gurabardh, ku si pasojë e zjarrit u dogjën mbi 1.5 hektarë.

Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi 42-vjeçar, Kujtim Dani. “I ndaluari, me banim në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan është autor i vënies së zjarrit në vendin e quajtur ullishtja në fshatin Gurabardh”- thanë burimet e policisë lokale.

Nga hetimet dhe dëshmitë në polici, u mësua se 42-vjeçari i kishte vënë flakën një grumbulli mbeturinash, por zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në ullishte.

“Mbi të rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr”- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se temperaturat e larta dhe era kanë ndihmuar që zjarr i fuqishëm të përfshinte djet ullishtet në fshatin Balëz dhe Gurabardh pak kilometër larg qytetit të Elbasanit.

Zjarri u përhap me shpejtësi dhe si pasojë zjarrëfiksit e mbërritur menjëherë në vatrën e zjarrit e kanë pasur të pamundur të kontrollojnë flakët. Burime nga vendi i ngjarjes, thane dje se për shkak të territorit të vështirë zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ngjiten me mjete në pjesën e sipërme të fshatit.

Për të shuar zjarrin ndërhynë edhe vetë banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore janë duke u përpjekur për të shuar zjarrin. Në rrezik ishin fshatrat Balëz dhe Grabardh, por edhe Ullishtet e Elbasanit.

Zjarr ne Sarande, rrezikohet fshati

Sarandë- Situatë problematike pas një zjarri të rënë në komunën e Mesopotamit dhe të Livrit në Sarandë. Nga flakët janë përfshirë fshatrat Navaricë, Lahovë, Dhrovjanin, duke u shtrirë gjatë gjithë malit të kësaj zone.

Por ndërsa në shumicën e fshatrave zjarri ka “marrë përpara” ara dhe shkurre, në Dhrovjan ai u është afruar banesave, duke vënë në rrezik fshatarët.

Me gjithë përpjektet e zjarrfikëseve, zjarri nuk është mundur të lokalizohet. Në vend kanë mbërritur zjarrfikëse nga Delvina dhe Saranda, por flakët vazhdojnë të përparojnë. Mësohet se banesat e fshatit Dhrovjan janë në rrezik, ndërkohë që në ndihmë kanë dalë gjithë banorët me mjete rrethanore.

Policia po heton për identifikimin e zjarrvënësit, i cili dyshohet që jetë ndonjë që ka djegur arën pas korrjes së prodhimit, por që si ndodh në këto raste, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML