Hene, 13 Tetor 2008 16:04:59

Lexoni versionin Print

Antraksi, 12-vjeçarja e deformuar nga sëmundja

Rasti më i rëndë paraqitet ai i një vajze 12-vjeçare nga qyteti i Delvinës, me inicialet R. Ç e cila mbart edhe formën më të avancuar të saj, në fytyrë

Entela Bani
Enjte, 07 Gusht 2008 18:43:00

Gjirokastër- Pas verdhëzës, vihet re një shtim i presonave të prekur nga antraksi apo siç njihet ndryshe në gjuhën popullore sëmundja e plasjes në rajonin jugor.

Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, në pavionin infektiv pranë spitalit rajonal “Omer Nishani” në qytetin e Gjirokastrës kanë marrë mjekimin tre persona të prekur nga kjo sëmundje.

Aktualisht janë dy raste të shtruara, të cilat janë prekur nga antraksi kutan (i lëkurës). Rasti më i rëndë paraqitet ai i një vajze 12-vjeçare nga qyteti i Delvinës, me inicialet R. Ç e cila mbart edhe formën më të avancuar të saj, në fytyrë, ndërsa rasti tjetër i përket një 30-vjeçareje e prekur në dorën e majtë.

Sëmundja i ka shkaktuar 12-vjeçares deformime të dukshme, veçanërisht në pjesën e buzëve. “Rasti u paraqit rreth 12 ditë më parë, ishte mjaft i rëndë, me enjtje të dukshme dhe me temperaturë mjaft të lartë. Pas kryerjes së analizave u konfirmua prania e antraksit dhe meqë kishte nevojë për mjekim të specializuar, vajza u dërgua në Tiranë, ku u trajtua në reanimacion për rreth 8 ditë”- thotë mjeku infeksionist Dritan Mema.

Sipas tij, mendohet se shkak për marrjen e sëmundjes së 12-vjeçares është pickimi i ndonjë insketi (mizë), që më parë është infektuar nga ndonjë bagëti e therur. Diagnoza e sëmundjes është antraks kutan dhe celulit dhe kjo ëhstë forma më e rëndë e antraksit të lëkurës.

Sipas mjekut Mema, antraksi ose plasja shfaqet në tri forma: gastrintestinale, pulmonare dhe kutane. Dy format e para në pjesën dërrmuese të rasteve janë vdekjeprurëse.

Ndërkaq, me shqetësim vërehet shtimi i rasteve gjatë kësaj periudhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML