Merkure, 17 Mars 2010 22:11:48

Lexoni versionin Print

Vila e Shaban Memisë, kreut të Legalizimeve, në zonën informale

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia pranon pronësinë e vilës,në zonën ende të paregjistruar të fshatit turistik, ku kalojnë fundjavat një pjesë e mirë e qeveritarëve shqiptarë.

Lindita Çela
Premte, 08 Gusht 2008 17:14:00

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve pranon pronësinë e vilës,në zonën ende të paregjistruar të fshatit turistik, ku kalojnë fundjavat një pjesë e mirë e qeveritarëve shqiptarë. Shaban Memia është një tjetër zyrtar i lartë, i cili të ardhurat e tij i ka shpenzuar për një vilë në fshatin turistik në zonën e Malit të Robit, godinë kjo që shfrytëzohet thuajse çdo fundjavë nga familja e tij. Ndërtesa dykatëshe me verandë është në qendër të fshatit turistik, ku vetë drejtori i Agjencisë së Legalizimeve thotë se ekzistojnërreth 35 mijë objekte ende të paregjistruara, për shkak të problemeve me tjetësimin e lejeve të ndërtimit.

Lulet e shumta dhe pemët që rrethojnë ndërtesën, nuk kanë sesi të mos të tërheqin vëmendjen në fshatin turistik qëgëlon prej punimeve të vrullshme. Vila 3-katëshe e Shaban Memisë dallon prej fqinjeve të saj të ish- ministrit Fatmir Mediu dhe të arrestuarit për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji për shkak të ngjyrës së kuqe. Kreu i ALUIZN-it pohon për “Shekullin” se nuk e ka mohuar këtë pasuri, të vënë që prej kohës kur ishte deputet. Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive, ish- deputeti Memia ka bërë me dije pasurinë e tij që disponon në fshatin turistik “Shpëtimtari” në zonën e Malit të Robit. Sipas kësaj deklarate thuhet se disponon një shtëpi 3+1, ku vlera finaciare e saj është e përcaktuar në 6.075.000 lekë. Referuar po kësaj deklarate pasurie,Memia thotë se burim i kësaj pasurie është njëkredi të marrë nga banka Italo-Shqiptare, për të cilin ende vazhdon të paguajë detyrimet për shlyerjen e kredisë.

Kreu i Agjencisë së Legalizimeve thotë se në pjesën më të madhe të vilës, punimet i ka kryer vetë. Madje edhe për gjelbërimin përreth ndërtesës, e vetmja e këtij lloji në këtë kompleks turistik, Shaban Memia i krenohet punës së vet. Këto vila u kanë kushtuar kujt më pak e kujt më shumë se 200 mijë euro qeveritarëve tanë, por Memia e justifikon diferencën e çmimit të deklaruar me atë real nga puna e kryer vetë në këtë vilë. Në fakt,pasja e një pasurie të tillë në një zonë që tashmë është kthyer në “tokë të pushtetarëve”duket se nuk çudit më askënd. Shaban Memia nuk është i vetmi zyrtar që qetësinë e fundjavës e ka kërkuarlarg zhurmës së kryeqytetit. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se vetë ai, personi përgjegjës për procesin e legalizimit të zonave informale në vend e ka shtëpinë në zonën ku ndodhen rreth 35 mijë objekte të paregjistruara.

Prej kohësh, zona e Golemit është konsideruar si “vrima e zezë” e urbanistikës, ndërkohë që kryeministri Berisha në mbledhjen e KKRTSH-së në tetor të vitit të kaluar deklaroi se zona i përket “borgjezëve të rinj”. Kaosi urbanistik dhe mungesa e legalizimit të ndërtimeve pohohet edhe nga vetë drejtori iALUIZN-it, gjatë intervistës për “Shekullin”.Nga ajo sa thotë Memia, një nga arsyet e mosregjistrimit të pasurive në këtë zonë janë pikërisht ndërtuesit, të cilët nuk i kanë respektuar lejet e miratuara nga insitucionet urbanistike.“Banesën që unë disponoj e kam blerë me para, në përputhje me legjislacionin, në përputhje me një studim të caktuar dhe nuk është përgjegjësi e imja pse ndërtuesi ka ndryshuar projektin”,- thotë për gazetën “Shekulli” kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Vila e kreut te Legalizimeve, Shaban Memia ne fshatin turistik te Golemit

Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML