Merkure, 17 Mars 2010 02:39:46

Lexoni versionin Print

Ja pushtetarët me vila në Golem

Fshatrat turistikë në zonën e Golemit në Kavajë janë kthyer në “oazin” e pushtetarëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre ka preferuar të ndërtojë shtëpitë verore në këtë zonë që nga dita në ditë zhytet edhe më shumë në batakun e informalitetit.

Lindita Çela
Shtune, 09 Gusht 2008 08:32:00

Investigimi i “Shekullit” zbulon pushtetarët dhe zyrtarët shtetërorë që disponojnë vila turistike në Adriatik

GOLEM- Fshatrat turistikë në zonën e Golemit në Kavajë janë kthyer në “oazin” e pushtetarëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre ka preferuar të ndërtojë shtëpitë verore në këtë zonë që nga dita në ditë zhytet edhe më shumë në batakun e informalitetit. Panorama që të ofron këto ditë plazhi i Golemit është shumë e turbullt. Shtëpie e vila të ndërtuara si kërpudhat pas shiut e të gjitha në pritje të legalizimeve. Nga ana tjetër, banorët e pashpresë që denoncojnë çdo ditë grabitjen e tokave të tyre nga pushtetarët shqiptarë.

Një zonën e mbushur me fshatra turistikë, disa të përfunduar dhe të tjerë ku punohet ditë e natë. Rruga për në Malin e Robit nuk i ngjan më asaj udhës së paqme me erë të mirë pishash por një udhëtimi të tmerrshëm fundi i së cilës përngjan me një kantier të vërtetë ndërtimi. Pothuajse asnjë nga pronarët e këtyre fshatrave, nuk ka ruajtur destinacionin për të cilin e ka marrë lejen e ndërtimit. Të gjitha ndërtimet e kryera brenda fshatrave turistikë, janë shitur, po sipas kontratës së bërë nga shteti me ndërtuesin, për një periudhë prej 99 vjetësh. Pra, secili nga blerësit, është pronar për një afat të tillë, e pas kësaj, të gjithë janë në pritje të një zgjidhjeje ligjore për të marrë në pronësi shtëpitë dhe vilat që kanë blerë.

Shumica e blerësve, janë njerëz të njohur në qarqet intelektuale e politike në vend. Dikush prej tyre ka përdorur emrin e vjehrrit apo të kunatës, dikush emrin e vet apo të bashkëshortes. Në fakt janë të paktë personat publikë të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre në bregdetin e Adriatikut. Mund të thuash se ndërpersonat publikë që kanë deklaruar pasurinë e tyre janë të paktë si ish-kryeministri Bashkim Fino, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Shaban Memia, ministri i Ekonomisë Genc Ruli apo edhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Të tjerë si Jemin Gjana, Pandeli Majko apo edhe Ilir Meta, Ridvan Bode mohojnë në mënyrë kategorike të disponojnë një vilë në gjirin e Malit të Robit. Por ndryshe nga ana shprehen banorët dhe punëtorët.

Rasti i Fatmir Mediut që disponon vilën trekatëshe shumë pranë shkaktarit kryesor të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji, duket se nuk është i vetëm. Nëse pyet në vilën ngjitur me ish-ministrin Mediu në fshatin turistik, të thonë se një apartamentet në pallatin ngjitur është në pronësi të ministrit të Financave, Ridvan Bode. Bode pohoi dje për gazetën “Shekulli” se nuk disponon asgjëkund vilë apo pasuri veç asaj që ka bërë publike në deklaratën e dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Po kështu, me një fjalor krejtësisht jo të denjë për një njeri, mohon ndërtimin e një vile në Golem edhe ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana.

Në plazhin e Malit të Robit nuk janë të paktë njerëzit që kanë parë ministrin e Bujqësisë të kalojë ditët e qeta në këtë zonë. I kontaktuar nëpërmjet telefonit thotë se : “Nuk më bëhet vonë se çfarë shkruani......”. Ndërsa ish- kryeministri Majko, i cili aktualisht po kalon pushimet në një nga vilat e Malit të Robitthotë se ndërtesa luksoze i përket vjehrrit të tij. Po lidhjet e familjes shfrytëzon për ditë të qeta edhe drejtori i KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Nga ajo sa thotë për “Shekullin”, vila në Malin e Robit është nën pronësinë e prindërve të tij. Po kështu në këtë zonë disponon vilën e tij edhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Uran Butka. Një apartament banimi 1+1 me sipërfaqe banimi 60m/katrorë në vlerë 27 mijë euro në zonën informate të Golemit e disponon edhe zv/kryeministri Genc Pollo.


Berisha: Skema e fshatrave turistikë është e dështuar

Ndërsa në mbledhjen e të tetorit të vitit të kaluar kryeministri Berisha e cilësoi të dështuar skemën e ndërtimit të fshatrave turistikë, ku dhe u shpreh se si pasojë e korrupsionit, ato kanë ndryshuar destinacion nga fshatra në shërbim të zhvillimit të turizmit, në prona të “borgjezëve” të rinj. Në fakt pjesa më e madhe e vilave janë blerë në këtë zonë në kundërshtim me ligjin “Për turizmin” ku tashmë rezultojnë si prona të tyre personale, në një kohë ku toka mbi të cilën janë ndërtuar është pronë e shtetit, e dhënë me qira për ndërtimin e fshatit turistik. Nga ana tjetër banorët e zonës, të cilët disponojnë dokumentet e pronësisë së tokave ku janë ngritur këto vila, enden më kot në kërkim të të drejtës së tyre.

Genc Pollo zv kryeministër

Në kompleksi “Pishat e Buta” në Golem, rezulton pronar i një apartamenti banimi 1+1 me sipërfaqe banimi 60m/katrorë në vlerë 27 mijë euro

Jemin Gjana, Ministër i Bujqësisë

Megjithëse përflitet që po ndërton një vilë në Golem gjana deklaron se nuk i bëhet vonë se çfarë shkruhet për të

Bashkim Fino Deputet PS

Ish- kryeministri deklaron se disponon në një apartament 60 metra, pronë të cilën e disponon prej 5 vjetësh.

Fatmir Mediu, ministër i Mbrojtjes

Edhe pse vila në Malin e Robit është trekatëshe, ish- ministri i Mbrojtjes ka deklaruar vetëm një banese

Genc Ruli, ministër i Ekonomisë

Ministri disponon në Qerret të Kavajës, një apartament banimi 2+1, me sipërfaqe 60m/katrorë në vlerë 60 milionë lekë të vjetra

Gjergj Bojaxhi Drejtor i KESH

Drejtori i KESH-it thotë se nuk disponon asnjë vilë. Në Golem vila që frekuenton familja e tij i përket prindërve

Ilir Meta Kryetar LSI

Ish- kryeministri deklaron se nuk disponon asnjë vilë në bregdetin Adriatik

Pandeli Majko Deputet PS

Ish- kryeministri Pandeli Majko ndodhet duke kaluar pushimet së bashku me familjen e tij në vilën që ndodhet në fshatin turistik në Golem. Ai thotë se vila i përket vjehrrit të tij

Ridvan Bode, ministër i Financave

Për gazetën “Shekulli” Ridvan Bode deklaron se nuk ka asnjë vilë në bregdetin shqiptar

Shaban Memia, kreu i Legalizimeve

Memia është pronari i një vile dykatëshe në zonën e Malit të Robit. Edhe pse ai është kreu i legalizimeve, vetë disponon një vilë në një zonë informale dhe është në pritje që ajo të legalizohet

Lulzim Basha, ministri i Jashtëm.

Figuron gjithashtu pronar i një apartamenti 1+1 në Golem, me sipërfaqe 68.3 m/katrorë, me vlerë 33 mijë euro


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Vila e Shaban Memisë, kreut të Legalizimeve, në zonen informale ne Golem. Fshat, ku kane vila edhe shume pushtetare të tjere.

Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML