Sot në orët e para te mëngjesit ne lagjen Apolonia të qytetit të Fierit një mjet tip Shevrelot është përfshirë nga flakët. Zhurma ka trembur banorët ndërkohë që një zjarrfikës ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas policisë mjeti me targa italiane DJ306LC me pronare shtetasen Flutura Xhafa ishte parkuar afër pallatit të saj. Ajo është emigrante ne Itali dhe është kthyer për pushimet verore në Shqipëri . Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes
Dëshmitarë thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi xhami i mbrapsëm i mjetit ishte i thyer dhe persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse që mund të ketë qenë benzine. Gjithsesi i mbetet policisë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje. Deri tani ajo nuk ka njoftuar lidhur me shkakun e përfshirjes në flakë të kësaj makine.