Hene, 15 Mars 2010 07:24:06

Lexoni versionin Print

Vetvaret me ushkur në paraburgim 64 vjeçari

Pas dhjetë orësh liri një 64 vjeçar nga një fshat i Lezhës provon sërish burgun por kësaj rradhe për të mos dalë më i gjallë prej andej pasi është vetvarur në mjediset e dhomave të paraburgimit në komisariatin e Lezhës

Gj. Marku
Merkure, 27 Gusht 2008 20:00:00

LEZHË. -Pas dhjetë orësh liri një 64 vjeçar nga një fshat i Lezhës provon sërish burgun por kësaj rradhe për të mos dalë më i gjallë prej andej pasi është vetvarur në mjediset e dhomave të paraburgimit në komisariatin e Lezhës. E gjitha ka ndodhur pas kanosjes me armë të familjarëve të tij, gjë e përsëritur, madje edhe pas vitesh dënimi që po i vuante në kampin e Shënkollit në Lezhë.

Historia nisi 10 orë më parë kur 64 vjecari Gegë Gjoka nga fshati Barbullojë do të lirohej nga vendi i vuajtjes së dënimit pasi 16 muaj më parë ishte dënuar për veprën e kanosjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje. Autoritetet e burgut kanë shkuar t’i njoftonin daljen në liri, por sipas një gardiani, që ka rrëfyer për Shekullin, ai u është shprehur autoriteteve se nuk kishte ku të shkonte pasi nuk do e pranonin në shtëpi, ndaj më mirë mund të vazhdonte të rrinte aty në burg.
 
Prej një viti e gjysëm që ishte në burg atë nuk e kishte vizituar as dhe një i afërm i tij, rast i rrallë në burg ky, ndonëse kishte shtatë fëmijë në familjen e tij.
Gegë Gjoka rezulton ta ketë lënë qelinë ku banonte në orën 15.00 të ditës së martë duke u nisur në këmbë në drejtim të shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë duke përshkuar afro 3 orë rrugë në këmbë. I njohur si tip problematik edhe në burg, gardiani shprehet se e parandjenim se do të bënte ndonjë gjë tek shtëpia sapo të shkonte. Dhe në fakt pandehma ka dalë e saktë, pasi sapo Geg Gjoka ka hyrë në shtëpi, ka filluar shamatën me njerëzit e familjes, duke arritur deri tek kanosja me armë.

Familjarët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar tek shtëpia e Geg Gjokës, duke e arrestuar atë në flagrancë me armën e kanosjes, një pushkë mdoel 56 dhe një sasi fishekësh të cilët i kishte rrëmbyer në depot e ushtrisë në vitin 1997. Policia e ka shoqëruar për të zbardhur cështjen në mjediset e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, ndërsa do të merrej në pyetje në mëngjes nga hetuesit për gjithë ngjarjen e ndodhur.

Por pikërisht ajo që nuk pritej ka ndodhur rreth orës 02.30 të natës së arrestimit pasi Geg Gjoka është gjetur i vetvarur në dhomat e shoqërimit të këtij komisariati. Ai kishte përdorur ushkurin e të brendshmeve për tu vetvarur duke e lidhur nyje në telat e dritares dhe për ta kaluar në qafë deri sa këmbët të mos i hasnin në tokë. Polici i shërbimit e ka vënë re dhe ka njoftuar menjëherë sallën operative, por megjithë ndërhyrjen ka qenë e pamundur mbajtja në jetë e tij.
 
Hetimet e prokurorisë
 
Duke qenë një krim vetvrasës i ndodhur në mjediset e komisariatit të policisë, me hetimin e kësaj ngjarje të rëndë është marrë zv/prokurori i Lezhës Arben Agovi, i cili është shprehur për “Shekullin” se ngjarja po ndiqet në të gjitha detajet e saj.  Deri tani, pas kontrollit të tërë procedurave të ndjekura, organi i hetimit nuk sheh përgjegjësi të komisariatit për këtë vetvrasje duke u shprehur se policia ka ndjekur të gjitha rregullat e shoqërimit të një personi në paraburgim. Ndërsa mjeti i varjes që u prdor nga 64 vjecari ka qenë i pakonsideruar si i tillë, pasi ishte thjeshtë një ushkur i veshjeve të brendshme, i njëjtësuar në ngjyrë me copën e tyre me lara.

Sipas organit të hetimit është marrë në pyetje polici i shtëbimit, punonjësit e grupit të gatshëm që e kanë shoqëruar atë si dhe përgjegjësi i dhomave të paraburgimit. Deri tani nuk ka ndonjë të shoqëruar nga rrjeti i brendshëm shërbyes në komisariat. Ndërkohë që mësohet se do të merren në pyetje dhe të afërm të Geg Gjokës për të mësuar me saktësi motivet e kanosjes dhe rrethanat në të cilat ai e kishte kryer. Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar policinë se ai po i kanoste me armë, ndërsa pas veprimve dhe ekspertizës policore ata e kanë tërhequr trupin e pajetë të të afërmit të tyre për të kryer ceremonialin mortor në Barbullojë.
 
Gegë Gjoka
 
65 vjecari sipas të dhënave policore kishte lindur në fshatin Tresh të Lezhës dhe banonte në Barbullojë të po këtij rrethi. Ka qenë i dënuar me 10 vite burg pasi ka vrarë me armë zjarri nipin e tij në vitin 1997.
Ndërsa po për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me 16 muaj heqje lirie, të cilin e ka vuajtur ditë më ditë në burgun e Shënkollit. Ai kishte shtatë fëmijë, 4 djem dhe 3 vajza. Cilësohej si njeri problematik madje dhe në burg ku kryente dënimin. 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML