Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:14:28

Lexoni versionin Print

Zjarre në kullota e ullinj, digjen 110 krerë bagëti

Dy vatra zjarri kanë demtuar sot sipërfaqe të tëra kullotash, bimë ulliri si dhe një stan bagëtish në fshatrat Kocul dhe Trevllazër.

Shekulli Online
Merkure, 27 Gusht 2008 20:19:00

Dy vatra zjarri kanë demtuar sot sipërfaqe të tëra kullotash, bimë ulliri si dhe një stan bagëtish në fshatrat Kocul dhe Trevllazër.
Vatra e parë e zjarrit është parë në fshatin Kocul, pikërisht në vendin e quajtur Turbull. Flakët shumë shpejt kanë përfshirë sipërfaqe kullote e më pas bimë ulliri, ndërsa vetëm ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur normalizimin e situatës. Largësia me stacionin ka ndihmuar përhapjen e flakëve në zonë të gjerë dhe pas fikjes së zjarreve ka rezultuar se janë dëmtuar tërësisht nga djegia një mijë rrënjë ullinj si dhe hektarë të tërë kullotash. Një nga më të dëmtuarit ka qenë 59 vjeçari Perlat Malaj, banor nëkëtë fshat, i cili ka deklaruar se i janë dëmtuar nga djegia 100 rrënjë ullinj, 100 rrënjë pemë frutore qershi si dhe 800 metër tub plastik për vaditjen e pemëve. Dëmtime të tjera kanë patur edhe banorë të zonës. Po në orët e pasdites një tjetër zjarr ka rënë në fshatin Peshkëpi. Si pasojë e flakëve jënë djegur 5 ha kullota si dhe stani i bagëtive të një 65 vjecari. Personi i dëmtuar Isuf Mukaj ka deklaruar se i janë djegur brenda stanit të tij 110 kokë bagëti. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve si dhe identifikimin e autorëve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML