Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:28:57

Lexoni versionin Print

Vlorë, operacione për asgjësimin e bimëve narkotike

Ditët e nxehta nuk kanë ndërprerë operacionet për asgjesimin e bimëve narkotike.

Merkure, 27 Gusht 2008 20:23:00

Ditët e nxehta nuk kanë ndërprerë operacionet për asgjesimin e bimëve narkotike. Në zbatim të planit të veprimit të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit si rezultat i disa informacioneve që dispononte seksioni i luftës kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së  Vlorës, efektivët janë vendosur në fshatin Tërbac.  Sipas të dhënave rezultonte se në këtë fshat ka patur të mbjella bimë kanabis. Efëktivët kanë shkuar në këtë zonë dhe në vendin e quajtur Sopotek, kanë zbuluar dy parcela me bimë kanabis. Bimët kanë qenë të mbjella në një gjatësi deri në 2.5 metër. Parcelat e tokës kanë qenë të hapura rishtazi në mes të bimësisë së shtratit të një përroi.
Blutë e policisë kanë asgjesuar bimët, gjithsej 200 rrënjë. Ata gjithashtu kanë ushtruar kontrolle edhe në zona të tjera, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve.
Pikërisht kjo mbetet një nga sfidat e hapura të policisë, e cila ka marrë përsipër asgjesimin, madje duke bërë konkrete shifrat, por shumë më i ulët është numri i autorëve të zbuluar.
Siç mësohet kultivuesit zgjedhin më tëpër sipërfaqe pa pronar, duke humbur kështu gjurmët e autorësisë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML