Premte, 21 Nentor 2008 00:27:29

Lexoni versionin Print

Prokuroria, kontroll në vilën e Mediut në Malin e Robit

Pas publikimit në gazetën "Shekulli" të të dhënave se dy personat nën hetim për tragjedinë e Gërdecit, deputeti Fatmir Mediu dhe Mihal Delijorgji kanë vilat ngjitur në fshatin turistikë të Malit të Robit, një prokuror bashkë me oficerin e grupit hetimor ka zbarkuar në bregdet për të kryer verifikimet

Flamur VEZAJ
Merkure, 27 Gusht 2008 22:22:00

 

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme zbarkon në fshatin turistik në vendin e quajtur "Mali i Robit", për të kryer verifikimin e vilës së ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe të akuzuarit për vrasje masive, presidentit të kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji. Burimet zyrtare pranë organit të akuzës, konfirmuan për "Shekullin" se dy pjesëtarë të grupit hetimor që po punon për zbardhjen dhe gjetjen e përgjegjësve të tragjedisë së Gërdecit, kanë verifikuar pasurin e paluajtshme të ish-ministrit Mediu që ndodhet në kompleksin e fshatit turistikë të Kavajës, "Mali i Robit".
Pas publikimit në gazetën "Shekulli" të të dhënave se dy personat nën hetim për tragjedinë e Gërdecit, deputeti Fatmir Mediu dhe Mihal Delijorgji kanë vilat ngjitur në fshatin turistikë të Malit të Robit, një prokuror bashkë me oficerin e grupit hetimor ka zbarkuar në bregdet për të kryer verifikimet përkatëse. Nga verifikimet e kryera në teren, ka rezultuar se ish-Ministri Fatmir Mediu është prona i njërës nga vilat e bukura që ndodhen brenda këtij kompleksi të blerë me një kredi të qeverisë që është e deklaruar në deklaratën e pasurisë që është depozituar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive në kryeqytet"-thuhet nga burimet pranë prokurorisë. Gjithashtu, mësohet se përveç verifikimit të pronësisë, është bërë edhe matja e sipërfaqes së banimit, matja e sipërfaqes totale si dhe zonën kufizuese të truallit.
"Është kryer verifikimi i sipërfaqes së banimit të deklaruar në deklaratën e pasurisë të vitit 2003 dhe asaj në teren, matja e sipërfaqes së truallit në total dhe zonat kufizuese, të cilat janë shoqëruar me fotografi, por që korrespondojnë me ato të deklarimit të pasurisë",-thuhet nga prokuroria. Sipas tyre, nga verifikimi i kësaj pasurie të paluajtshme, rezulton se vila është e regjistruar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nën emrin e deputetit Fatmir Mediu, të cilën sipas deklarimit të pasurisë e ka paguar me kredi bankare për me një këst të ulët mujor. Ndërkaq, në lidhje me marrjen në pyetje të deputetit Mediu, burimet pranë akuzës konfirmuan se data 1 shtator është lënë dita kur ish-Ministri i Mbrojtjes do të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime si person nën hetim.
Kjo datë, mësohet nga akuza, se është caktuar në konsultim me avokatin mbrojtës dhe shefit të grupit hetimor të tragjedisë së Gërdecit, prokuror Zamir Shtylla. Sipas këtyre burimeve thuhet, se ka qenë data 20 gusht kur oficeri i prokurorisë ka trokitur në derën e banesës së ish-ministrit Mediu por që nuk është hapur, kështu që duke parë mos hapjen e derës oficeri i ka vendosur poshtë derës flet-thirrjen e prokurorisë, të cilën pas tre dite e kanë firmosur avokatët mbrojtës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML