Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:47:14

Lexoni versionin Print

Droga e kapur në Itali, e lidhur me trafikun e Gërdecit

Arrestimi i shoferit të ambasadës shqiptar në Romë me 1 kilogram kokainë rikthen në skenë skandalin e trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit. Personi që ka ndikur në emërimin e Arsen Selmanllarit në ambsadën e Romës,

Lindita Çela
Enjte, 28 Gusht 2008 08:12:00

Skandali i trafikut të kokainës në Itali identifikon Rahman Selmanllarin. Kokalari: Rahman Selmanllari i pranishëm në takimin për trafikun e municioneve

TIRANË- Arrestimi i shoferit të ambasadës shqiptar në Romë me 1 kilogram kokainë rikthen në skenë skandalin e trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit. Personi që ka ndikur në emërimin e Arsen Selmanllarit në ambsadën e Romës, Rahman Selmanllari i njohur si “Rafi” ka qenë prezent në diskutimet e Efraim Diverolit, President i kompanisë AEY, drejtorit të MIECO-s Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjit, pronar firmës “Përparimi”, që çmontonte municionet në Gërdec. Këtyre emrave të njohur për trafikun e armëve, i shtohet jo krejt papritur edhe emri i Rahman Selmanllarit, një mik i ngushtë ky i djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.

Gazeta “Shekulli” ka bërë dje me dije vetëm emrin e biznesmenit i cili falë lidhjeve të tij kishe mundur të siguronte “punë” komode përnipin e tij.Madje në Ministrinë e Jashtme, shoferi i arrestuar njihej si nipi i“Rafit”. Ndërsa sipas Geri Kokalarit, aktivistit të njohur shqiptar në SHBA , biznesmeni Selmanllariështë dhe personi që ka marrë pjesë në takimin e përgjuar të trafikut të armëve. Në atë takim, transkriptimin e të cilit media e botoi të plotë flitej për trafikun e municioneve që do të kalonin nga Gërdeci për në Afganistan.

Një nga fjalitë më domethënëse të këtij përgjimi është ajo e Diverolit në lidhje me përfshirhjen e mundshme të djalit të Bëerishës në këtë aferë.“Ka shkuar shumë lart, tek kryeministri dhe djali i tij. Unë nuk mund të luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët sapo dolën jashtë kontrollit”,- ka thënë Diveroli në atë kohë. Por në një letër që Geri Kokalari i dërgon kryeprokurores Ina Rama ibën me dije prezencën e Rahman Selmanllarit në takimin e zhvilluar ndërmjet pesë personave në aferën e trafikut të armëve. “Më herët mendoja se në atë takim ka qenë Shkelzeni, djali i kryeministrit, por të dhënat e mëvonshme tregojnë se i pranishëm ka qenë Rahman Selmanllari”,-thuhet në letër.

Sipas Kokalarit, personi i pestë në këtë takim ndërmjet, Trebickës, Devirolit, Pinarit dhe Delijorgjit ka qenë biznesmeni Rahman Selmanllari, i njohur edhe për lidhjet me familjen kryeministrore.Misioni i Selmanllarit në këtë takim duket se ka qënë garantimi i marrëveshjes së tregtimit të armëve. Kokalari thotë seDiveroli është këcënuar prej Rafit duke deklaruar se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berishën.

Në letrën e tij, Kokalari shkruan seEfraim Diveroli dhe Alex Podrizki mund të identifikojnë biznesmenin edhe nga tatuazhi në krahun e tij edhe pse gjatë bisedës është preznatuar vetëm si mik i Shkëlzenit apo edhe me emrin Rafi.Kokalari i shkruan kryeprokurores se Diveroi u kërcënua në atë takim që të mos ndryshonte mendje. Rafi ishte aty për ta përcjellë këtë mesazh. Sipas letrës Rafi ose Rahman Selmanllari ka një tatuazh në krah dhe Diveroli dhe Podrizki mund ta njohin atë nga kjo shenjë.

Ndërkohë që deri më tani zyrtarisht emri i Rahman Selmanllarit nuk është përfshirë në listën e grupit të hetimit për tragjedinë e Gërdecit apo edhe trafikut të armëve. Vërtetimi i pranisë së Rahman Selmanllarit në atë takim, do të hidhte jo pak dritë mbi hetimet e çështjes dhe përfshirjes në të djalit të kryeministrit. Ky i fundit nga ana e tij ka mohur çdo lidhje të të birit me ngjarjen. Por Berisha nuk mund të mohojë në asnjë rastmiqësinë e Shkëlzenit me Rafin (Rahman Selmanllarin).


------------------------------------------------------

Ambasadori dhe Ministria e Jashtme refuzojnë të sqarojnë emërimin e Arsen Selmanllarit

MPJ e Ambsadori: S’japim informacion për emërimin e shoferit

TIRANË- Ministria e Jashtme dhe Ambasadori shqiptar në Romë refuzojnë të sqarojnë emërimin e Arsen Selmanllarit, shoferit të përfaqësisë sonë që u kap me nje kile kokainë në Milano. Megjithëse policia italiane deklaroi se shoferi i arrestuarme 1 kilogramë kokainë ishte 33 vjeç, nga dokumentet zyrtare rezulton se Selmanllari është 10 vjeç më i ri.. Sipas këtyre të dhënave, dhe nga deklarata e parë e Ambasadorit Kola, rezulton se ditën e emërimit të tij në Ambasadën shqiptare në Romë, Selmanllari ka qenë rreth të 20-tave. Megjithëse emërimi i Selmanllarit në këtë detyrë është skandali i radhës, personat përgjegjës refuzojnëtë japin sqarime mbi procedurat e ndjekura në emërimin e shoferit.

“Nuk dua të jap asnjë sqarim për këtë çështje. Atë çfarë kisha për të thënë e kam bërë tashmë”. Kështu ka deklaruar dje ambasadori Llesh Kola dhe pse shoferi i arrestuar katër ditë më parë është marrë në punë prej tij. Ambasadori nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim edhe mbi falsifikimin e moshës së Selmanllarit, që në ndryshim nga dokumentet e gjetura nga policia italiane rezulton të jetë 10 vjet më i ri. Po kështu Ambasadori Kola nuk pranon të shpjegojë as procedurat e emërimit si shofer të 20-vjeçarit me justifikimin se këto procedura ndiqen nga Ministria e Jashtme. E ndërsa Kola largon përgjegjësinë , edhe në Ministrinë e Jashtme nuk e shohin të aryeshme të Japin një shpjegim të qartë.

Zëdhënësja e kësaj ministrie deklaron e bezdisurse orari i telefonatës sonë është i papërshtashëm, pasi tashmë ka mbarur orari zyrtar dhe nuk mund të japë asnjë shpjegim.“Kjo është një çështje që pret dhe unë mund të jap një përgjigje vetëm brenda orarit zyrtar. Të interesohem përprocedurat e emërimit dhe nesër do të jap një përgjigje nga drejtoria e përsonelit që merret me rekturimin e personelit teknik administrativ”. Ky ishte reagimi i vetëm i zëdhënëses pas zbulimit të faktit që shoferi i ambasadës sonë në Romë rezulton të jetë 10 vjet më i vogël se mosha e deklaruar nga policia italiane sipas domumenteve personale të personit të fjalë.


------------------------------------------------------

Arsen Selmanllari ka filluar punë si shofer në ambasadë kur ishte 20 vjeç. E rriti me 10 vjet për të plotësuar kushtet

Shoferi i ambasadës, mosha në dokumente, e falsifikuar

TIRANË- Arsen Ajet Selmanllari. Lindur më 29.03.1985. Njësia Bashkiake Nr 8 Tiranë. Janë pikërisht këto të dhënat zyrtare të identitetit të shoferit të ambasadës shqiptare të arrestuar katërditë më parë në Milano me 1 kilogram kokainë. Këto të dhëna janë të ndryshmenga ato të shënuara në dokumentet që i janë gjetur në makinë shoferit shqiptartë arrestuar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është 22 vjeç. Policia italiane ka raportuar për mediatt e vendit fqinj moshën 33- vjeçare pasi atë ka lexuar në pasaportën e të arrestuarit.

Por si qëndron e vërteta dhe pse është falsifikuar mosha?

Megjithëse në një moshë të re, Selmanllari ia ka dalë të vendoset në një pozicion të rëndësishëm në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme. Nëse do t’i referohemi regullores së brendshme të Ministrisë së Jashtme, në rastin e Selmanllarit janë shkelur kriteret e punësimit në përfaqësitë e Trupit Diplomatik. Kështu burime nga ky institucion bëjnë me dije se kriteret zyrtare të punësimit të një shoferijanë tejet strikte, sidomos në rastet e punësimit në përfaqësitë diplomatike në vënde të huaja.

Duke lënë mënjëanë rregullin numër 1 të pashkruar, atë të mikut të fortë, në rastin e emërimit rreth dy vjet më parë të Selmanllarit janë shkelur të gjitha kriteret. Kështu në regulloren e brendshme bëhet me dije se një shofer përveç shkollës së mesme duhet të ketë edhe një eksperiencë pune gati 10- vjeçare. Po kështu një tjetër kriter i rëndësishëm është edhe figura e kandidatit për këtë pozicion pune. Sjellja e tij dhe mos komprometimi në veprimtari kriminale, janë ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë një punonjës i trupit diplomatik qoftë ky edhe shofer.

Po të njëtat burime bëjnë me dije se para emërimit në detyrë e tërë biografia e kandidatit “kalon në sitë” nga organet e specializuar të Ministrisë së Jashtme . Të paktën kështu funksionon ligjërisht. Po kështu për rastin e rekrutimit të shoferëve rregullorja kërkon që kandidati të jetë i pajisur me patentë të klasit të dytë. Por duket se në rastin e Arsen Selmanllarit është krejt e kundërta.Në një moshetë re dhe pa eksperiencë të mjaftueshme pune ia ka dalë të emërohet në një nga përfaqësit më të rëndësishme diplomatike. Megjithëse askush nuk bën me dije kriteret e ndjekura të emërimin e Arsen Selmanllarit,lidhjet e tij në Ministrin e Jashtem janë krejt të njohura. Në këtë insitucion shoferi i ndalur njihet si nipi i Rafit,(Rrahman Selmanllari) një biznesmen ky i njohur në kryeqytet,në lokalin e të cilit ish- ministri i Jashtëm ngriti shtabin elektoral në zgjedhjete vitit 2003.


Kriteret e punësimit për shoferët e ambsadave

Të ketë mbaruar shkollën e mesme

10 vjet eksperiencë si shofer

Dëshmia e penalitetit

Sjellja e moralshme


-------------

Arrestimi

Italianët: Selmanllari punonte prej kohësh në trafikun e kokainës

Petku i diplomatit ka mundur ta shpëtojë vetëm për pak minuta Arsen Selmanllarin nga prangat e policisë së shtetit fqinj. Shoferi i Ambasadës Shqiptare në Romëështë arrestuar pasi nga kontrolli iushtruar në makinën e tij me targa diplomatike i është gjendur 1 kilogramë kokainë. Fill pas ngjarjes policia e anti-mafies rajonale në Milano bëri me dije se kishte tetë muaj që po vëzhgonte lëvizjet e shoferit të Ambasadës Shqiptare në Romë,Arsen Selmanllari.Megjithëse aksioni i policisë së shtetit fqinjë ka rezultuar i suksesshëm, Ministria e Brendshme shqiptare nuk ka patur dijeni për këto hetime.

Dyshimi se Selmanllari “punonte”prej kohësh duke trasportuar drogënëpër qytete të ndryshme të Italisë ka bërë që informacioni të mbahej sekret deri në ditën e arrestimit. Pranë Ministrisë së Brendshme ka mbërritur një raport i anti-mafies rajonale të Milanos, të cilët njoftonin zyrën e Interpolit për arrestimin e shtetasit shqiptar Arsen Selmanllari me një kg kokainë në makinën e tipit “Fiat Punto” të cilën e drejtonte vetë ai dhe që kishte targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë.

Përveç këtij informacioni të shkurtër, autoritetet e drejtësisë italiane kërkonin nga drejtësia shqiptare të kryenin verifikimet për bashkëpunëtorët e mundshëm të tij në Shqipëri. Arsen Selmanllari punonte prej dy vitesh si shofer pranë personelit të Ambasadës shqiptare në Romë, i emëruar në kohën e ish-Ministrit Besnik Mustafaj. Ka qenë Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, i cili me lejën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, dhe me kërkesë të autoriteteve italiane ia ka hequr shoferit Arsen Selmanllari imunitetin diplomatik, duke lejuar njëkohësisht grupin hetimor të krimit të organizuar të Guardia di Financias së Milanos të kontrollojë makinën me targa CD që drejtonte shoferi i personelit.

Pas kontrollit të dokumenteve dhe hapjes së bagazhit të makinës brenda saj është gjetur sasia e 1 kg kokainë e cila ishte e vendosur në një çantë sportive por e shkujdesur brenda bagazhit. Mësohet se “transportuesi” Selmanllari nuk e kishte marrë mundimin as ta fshihte drogën që mbante në bagazh, pasi çanta ku ishte fshehur droga ishte hedhur shkujdesur në bagazh të makinës, me idenë e mos kontrollit të policisë për shkak të mbrojtjes që gëzonte nga imuniteti diplomatik.


 

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • laci: - 08-29-08
    haha

    c'hyn kryeministri me nje cope shofer te ambasades ne Rome . . cuni si eshte kap nuk e ka ba per ambasaden o per shtetin o per kryeministrin tone , por per veten e tij se i eshte dukur lehte para ce fitohet me lehtesi , a kuptoni o njerez, keshtu ce lini llafet e kota

  • jhadbvfergv, lmbh[rtjir: - 08-28-08
    veriu qe fle me dru nen koke

    Ne veri kane fjetur me dru nen koke qys 40-50 vjet mos them me perpara.
    Enveri i ngriti i beri me shkolle dhe ja api syte.Tani del maloku qe flinte me nje cop dru nen koke te komandoje shqiperine, qe ishte komunist dhe sekretar partie prej 40 vites.

    te bej politiken e shqiperise . Ai ka qene komunist dhe do vdesi komunist.

  • genti: - 08-28-08
    hmm

    e treguat perseri veten o barbona te flliqt dhe kesaj radhe me nje ordiner me 4 klas shkolle qe ishte shofer i ambasadorit tone.dhe njeher qeveria berisha tregon se sa te paster jan njerezit e saj.nipi i REFOS SHOKUT TE DJALIT TE KRYEMINISTRIT.cfar preteksi keni kete radh zoti berisha?u qifsha ropt me gjith qeveri o muta se per faj te karriges tuaj u ngjitet njolla 250.000 tjereve qe jetojn ne itali.cfar do mendojn te tjeret kur kapen shoferat e diplomateve me drog?cfar do te thon per njerezit e thjesht qe duan te shkojn te punojn per buken e gojes?i kalbni ne burg se dhe shqiptari me i mire e ben nje pisllek.keshtu do thon per pjesen tjeter qe punon per te siguruar jetesen.kurse ju kurva cdo dit e me teper nuk u ben me kemisha..ky mut maloku duhet te japi doreheqjen se ka gisht dhe tek tragjedia e gerdecit.

  • A.Nesti: - 08-28-08
    E VBERTETA TRIUMFON.

    Vetem te verteten s'mund ta azgjesosh.Mundet ta vonosh,
    shtypesh,maskosh,fshehesh, c'dogje mundet ti besh,por
    kure nuk e azgjeson.Vjen ora dhe ajo ndrit si dielli.
    A.Nesti.

  • Dea Dermeni: - 08-28-08
    Shkelzeni hengri udher e bie ere

    Po nuk hengre udher nuk bie ere -thote populli
    Po del fare qarte se Shkelzen Sali Berisha Gerdeci -jo vetem qe ka lidhje te forta ne trafikun e Gerdecit e te armeve -e perfitime te medha -jo vetem qe eshte shume i implikuar dhe koka e kesaj mafie shteterore vrasese -por-vetem nga leximet e Kujtimeve te te Vjehrrit te Shkelzenit -Hasan Berisha -Suedi-mund te kuptosh jo lehte por llogari me kalem -qe ai eshte i implikuar .Edhe martesa me nje 42 vjecare e Shkelzenit eshte bere per afera e interesa te pista te djalit te Kryeministrit
    Eh Populli im
    SOMETHING IS BEHIND THAT!
    Djali i Hasan Berishes u vra ne New Jersi per aferat e droges -dhe levizjet e tyre SHBA-SUEDI -te lene shume per te kuptuar se cfare benin BERISHAJT - IN LAWS--Dhe Martesa e Shkelzenit me Nenen e tij-eshte bere me leverdi-Por populli perseri thote:- i ligu qendron ne bark 40 dite dhe me pas e nxjerr koken!
    Ngadale..ngadale po del !
    Mafia e armeve,droges trafiku e tragjedia qe kane nje pike te perbashket SHKELZEN SALI BERISHA GERDECIN!
    Fatmir Mediu po te ka mbetur ndopak moral dhe ndjesi shpirterore
    FOL! Fol!
    Per Kryeministrin tone dhe BIRIN E TIJ!
    Fol,Fol ,per Koken e Mafies e veshur me lekure shteterore por qe ka nje emer SALI BERISDHA!
    Familja Kryeministrore E Sali Berishes =Maternitet i krimit te te gjitha llojeve!

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML