Premte, 21 Nentor 2008 02:24:44

Lexoni versionin Print

Kukës, ulet qiraja për tregtarët e agroushqimeve

Tregtarët kuksianë në tregun agro-ushqimor të qytetit do të paguajnë qira më të ulët për ambientet që përdorin.

Shekulli Online
Enjte, 28 Gusht 2008 09:11:00

Tregtarët kuksianë në tregun agro-ushqimor të qytetit do të paguajnë qira më të ulët për ambientet që përdorin.  Administratorët e këtij tregu kanë vendosur të ulin me 50 për qind qiratë, duke lehtësuar kështu barrën e tregtarëve.

Shoqëria Anonime që administron tregun agroushqimor ka bërë të ditur se qiraja mujore do të jetë 5 mijë lekë të reja.

Tregtarët shprehen të kënaqur, por kërkojnë nga Bashkia që të eliminojë konkurrencën e pandershme. Tregu i ri i qytetit nisi të ndërtohej në vitin 2006. Inaugurimi i tij u bë në muajin qershor të këtij viti. Hapja dhe funksionimi u vonua disa muaj, kjo pasi pati një konflikt mes ministrisë së bujqësisë dhe bashkisë së këtij qyteti për marrjen në dorëzim të tregut. Ndërtimi u mundësua nga Projekti i shërbimeve Bujqësore, me fonde të Bankës Botërore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML