Premte, 21 Nentor 2008 01:16:12

Lexoni versionin Print

PS: Të hetohet Berisha për drogën në makinën e ambasadës

Partia Socialiste, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Erjon Braçe ka kërkuar që të hetohet kryeministri Sali Berisha lidhur me kokainën e gjetur në makinën e ambasadës shqiptare në Itali.

Shekulli Online
Enjte, 28 Gusht 2008 15:08:00

Partia Socialiste, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Erjon Braçe ka kërkuar që të hetohet kryeministri Sali Berisha lidhur me kokainën e gjetur në makinën e ambasadës shqiptare në Itali.

“Sot në sytë e italianëve ambasada jonë në Romë të shihet si një shtëpi nga ato të Korloeones, nga ato të cilat me simbolet e Shqipërisë nuk del makina e ambasadorit, por taksia e kokainës” – tha Braçe në fjalën e tij.

“Më këtë ngjarje u mohohet shqiptarëve lëvizja e lirë për arsye të ndershme në Europë.

“U mbush dita e tetë që Sali Berisha, kryeministri me shenjën e korrupsionit, merret publikisht me çështje thellësisht anësore, kur skandalet, akuzat, arrestimet këtu e jashtë Shqipërisë, i përplasen në fytyrë, duke kërkuar shpjegime të qarta prej tij” – vazhdoi Braçe.

“Në 4 gusht, në raportin e saj për Shqipërinë, në fq. 8, në tabelat me krahasimet e indekseve , për indeksin e ligjit FMN na shpall kampion mes 18 vendeve si ne, me indeksin më të ulët të zbatimit të ligjit krahasuar me vende si Bullgari, Serbi, Azerbaxhan, Ukraina, Kazakakistani etj, duke reflektuar më së miri situatën reale të moszbatimit të ligjit dhe kapjes së shtetit në këtë vend. Ky është dështimi më i madh i Sali Berishës dhe ky indeks është binjaku i tij i korrupsionit, renditjen e të cilit përsëri e kryesonte qeveria jonë si më e korruptuara”.

Policia italiane njoftonte të dielën se kishte arrestuar një 33- vjeçar shqiptar, punonjës të ambasadës sonë në Romë për shkak se në bagazhin e makinës iu gjetën 1 kg kokainë.

Policia e anti-mafies rajonale në Milano prej tetë muajve po vëzhgonte lëvizjet e shoferit të Ambasadës Shqiptare në Romë, 33- vjeçarit Arsen Selmanllari, i cili tre ditë më parë u arrestua me një kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës me targa diplomatike. Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, konfirmohet se autoritetet shqiptare nuk ishin njoftuar për këto hetime, pasi pala italiane dyshonte se mund të dekonspironin hetimet që synoninzbulimine rrjetit të trafikut. Italianët dyshonin se shoferi Selmanllari “punonte” prej kohësh duke transportuar drogë nëpër qytete të ndryshme të shtetit fqinj. “Pranë Ministrisë së Brendshme, tre ditë më parë ka ardhur një raport i anti-mafies rajonale të Milanos, të cilët njoftonin zyrën e Interpolit për arrestimin e shtetasit shqiptar Arsen Selmanllari me një kg kokainë në makinën e tipit “Fiat Punto” të cilën e drejtonte vetë ai dhe që kishte targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML