Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:03:28

Lexoni versionin Print

Në pranga 17-vjeçari, vidhte banesat

Burimet zyrtare të policisë së Fierit thanë se: "mbrëmjen e ditës së martë, policia ka organizuar një operacion, i cili është finalizuar me sukses duke vënë nën pranga 17-vjeçarin M.M

L.Ç
Enjte, 28 Gusht 2008 16:15:00

Drejtoria e Policisë së qarkut Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Bocova". Gjatë këtij aksioni ka rënë në pranga 17 vjeçari M.M, i cili ishte bërë tmerri i banorëve në fshatrat, Bocovë, Bashkim dhe Rrethfik  të komunës Levan. 17-vjeçari aventurier, me hobi vjedhjen e banesave, brenda një harku kohor të shkurtër dyshohet të ketë vjedhur 5 banesa. Burimet zyrtare të policisë së Fierit thanë se: "mbrëmjen e ditës së martë, policia ka organizuar një operacion, i cili është finalizuar me sukses duke vënë nën pranga 17-vjeçarin M.M, banues në fshatin Povelcë , të komunës Ndërmënas..Mendohet që ai ka vjedhur dhe kasetofonin e automjetit tip "Golf" , në pronësi të shtetasit S.S. 17-vjeçari kishte gjetur një vendstrehim të veçantë për objektet e vjedhura. Ai e kishte shndërruar stanin e vet në një magazinë-depo ku ruante ato çka vidhte në banesat e qytetarëve në orët e para të mëngjesit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale objektet e gjetura në depon e improvizuar nga 17-vjeçari, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor,Vlorë për hetime të mëtejshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML