Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:40:10

Lexoni versionin Print

Porti, 1.2 miliardë, bllofi i radhës i Berishës

Kjo nuk është hera e parë që jepet një lajm i tillë. Dje, kryeministri Sali Berisha shkoi në Vlorë, ku shpalli një megaprojekt për ndërtim porti me vlerë miliardash.

Gjergj Erebara
Premte, 05 Shtator 2008 08:09:00

Kryeministri Sali Berisha përuroi një investim prej 1.2 miliardë eurosh, nga një kompani me kapital prej 200 mijë frangash gjermane

Kjo nuk është hera e parë që jepet një lajm i tillë. Dje, kryeministri Sali Berisha shkoi në Vlorë, ku shpalli një megaprojekt për ndërtim porti me vlerë miliardash.

“Kryeministri e cilësoi investimin me vlerë 1.2 miliardë eurosh që parashikon projekti, si një besim të jashtëzakonshëm që kompania dëshmon tek Shqipëria. Projekti parashikon ndërtimin e një terminali me kapacitet prej më shumë se 3 milionë kontejnerë në vit. Ai do të shërbejë si një port tranzit dhe import-eksport për rajonin, duke ofruar gjithashtu hyrje efikase për në det për komunitetin lokal. Zona e lirë do të ofrojë lehtësira dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë në Vlorë”, thuhet në njoftimin për shtyp të kabinetit të Kryeministrit.

Kompania që ka premtuar të hedhë paratë, u prezantua si një konsorcium anglo-zviceran me emrin “Zumax Ag.”. Kompania në fjalë ka një faqe web që u hap dje, zumaxag.com, ku nuk ka deklaruar asgjëkund sa e ka kapitalin e sa e ka xhiron e vitit fiskal paraardhës. Por ka deklaruar se ka disa projekte të rëndësishme në duar, mes të cilave, Vlora, Korridori Tetë, ideja për marrjen me koncesion të një porti në Afrikë dhe asgjë tjetër. Nga regjistri i kompanive zvicerane, rezulton se kompania “Zumax Ag.”, ka një kapital prej 200 mijë frangash zvicerane, (rreth 130 mijë euro).

Projekti

Projekti i prezantuar dje nga vetë Kryeministri, parashikon ndërtimin e një porti kontejnerësh super të madh në Vlorë, si dhe ndërtimin e një hekurudhe që të lidhë Vlorën me Shkupin dhe Sofjen, në mënyrë që të qarkullojnë kontejnerët. Për projektin thuhet se është e interesuar edhe kompania hekurudhore e Estonisë. Por të gjitha prezantimet, nuk tregojnë ndonjë fuqi investuese të vlerës së miliardave. Projekti për portin e kontejnerëve në Vlorë është miratuar nga qeveria shqiptare në prill të këtij viti. Vetëm porti i kontejnerëve duhet të kushtojë rreth 500 milionë euro, dhe do të ketë, sipas prezantimit, një kapacitet përpunues prej 1.1 milionë kontejnerësh në vit.

Miliardat

Projektet multimiliardere janë mëse të zakonshme për qeverinë e sotme, sido që shqiptarët në realitet nuk i kanë parë kurrë këto miliarda. Nëse kërkon te faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave, dalin lajme me bollëk nga kjo fushë, lajme që fillimisht kanë qenë po kaq pompoze sa ai i djeshmi, por që janë harruar totalisht, tashmë.

Në mars të vitit 2007, qeveria deklaroi se “kompania internacionale "Oppenheimer", kërkon të investojë miliarda dollarë në fushën e turizmit për zhvillimin e infrastrukturës turistike dhe ndërtimin e fshatrave turistikë, në fushën e energjisë dhe të industrisë, në ndërtimin e një porti të ri dhe një rafinerie”. Pas kësaj, kompania nuk është bërë e gjallë më. Emri i drejtorit të kompanisë “Samuel Grossmann” me të cilin Kryeministri u takua atëherë, nuk gjendet gjëkundi në internet.

Më 30 maj 2006, kryeministri Berisha deklaroi se është takuar me përfaqësues të kompanisë “Foreign Capital Development Group”, të cilët i kanë prezantuar projektet e para në fushën e energjetikës, minierës dhe turizmit. Emri i kësaj kompanie të prezantuar si “kineze” nuk gjendet gjëkundi në internet.

Më 7 shtator 2007, Kryeministri takohet me “Fratelli rone” dhe “SEA”, të cilët premtojnë investime në energjetikë. As emrat e këtyre kompanive nuk gjenden gjëkundi.

Më 28 gusht 2007, Kryeministri takohet me kompaninë sllovene “Energo Gora”. (Nuk gjendet në internet). U premtuan pesë hidrocentrale me vlerë 60 milionë euro dhe një termocentral në Porto Romano me vlerë 30 milionë euro, me kapacitet 95 mega.

Më 11 shtator 2007, kryhet takimi me kompaninë amerikane “Hydro Electric Power” Inc., e cila premton investime në kaskadën e Osumit.

Më 26 korrik 2007, kryhet takimi me kompaninë “wARTSILA”, për një projekt termocentrali të lëvizshëm me vlerë 17 milionë euro. Për projektin nuk ka folur më askush që nga ajo kohë.

Më 24 korrik 2007, TGK Skavica, të përbërë nga kompanitë “Kinglor”, “Geotecna” dhe “Tassera”, për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, me kosto 600 milionë euro. Kontrata koncesionare është nënshkruar nga qeveria “Nano” në 2004.

Më 23 korrik 2007, kryeministri Berisha takohet me një kompani maqedonase, një kompani greke, dhe një kompani kineze, të gjitha me projekte për termocentrale 600 megavatëshe dhe me vlerë investimi prej 700 milionë euro secila. Emrat e kompanive "Deboj- Tron", "Linkchart Albania" Sh.a., dhe "Boading Tianwei Group", nuk u dëgjuan më pas kësaj date.

Më 27 tetor 2007, kompania italiane “Enel” premtoi dy termocentrale qymyri me vlerë 700 milionë euro secila. Më 7 nëntor, dy kompani të tjera italiane premtuan termocentrale me cikël të kombinuar me vlerë miliarda euro.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • lorenc: - 09-05-08
    çfare fatkeqesie kombetare

    Ky kryeminister eshte edhe monster edhe psikopat.

  • J.Mujo: - 09-05-08
    C'KANE DALE NGA MITRA KOMUNISTE KESHTU MASHTROJNE.

    Pse cuditeni me Berishen, dhe beni rolin e budallajt per
    mekataret e partive te tjera? A nuk u skllaveruam 50 vite nga hienat e komunizmit.Edhe sot ne mos Berisha nje tjeter me renje komuniste kete vrime te fyellit do loze:
    maske ne surat,pervetesim parash te zeza,vjedhje, mashtrime,konspiracione,keto dhe te tjerat i kane ne gjak
    komunistet shqiptare,pas 50 vitesh mundet te themi se gjaku i tyre fillon te pastrohet.Shqiperine nuk mund ta sjellin normal,ish komunistet, o kelyshet e tyre. Nuk u velet me 70 vite gen jeshtra? J.Mujo

  • feka: - 09-05-08
    okej

    I lumkte Sales qe po bene pune te medha per Shqiperine.Bravo,veq keshtu rrugetoni se ska qysh behet me mire.

  • olsi: - 09-05-08
    C'te postosh!!!

    Eh thuaj ckemi nxjerre per kryeminister!!!
    Po mire mo vlla kaq budalla paskemi qene si popull,saqe i hame kallup keto mashtrime,dhe sbejme asgje per ti ndaluar??

    Hajt per hajer ishalla!!

  • lili: - 09-05-08
    te gjitha kompani fantazma!

    Ashtu si Anika e ARMOse,qe nuk ka ma shume se 100.000fr anga Ch(ma pak ne euros) e qe do te bleje 130 million ARmo-n tone,anika e cila ka sot nje kinesitherapeute(nje masaxhore) per direktore,pas 6 te tjere te cilet ne svicer njihen per falimentime te nje pasnjishem(sa per te bere nje malverzim,hapin nje firm edhe e mbyllin po aq shpejt,shi per kete la feuille d'avis de geneve me ish direktoret e Anikes!
    Siç ishte ai i AEY-se te Gerdecit,apo jo?
    Pse ? se vetem me kompani matrapaze behen punet e pista,fifty fifty,50per ato e 50 per Kryeministrin!

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML