Premte, 05 Dhjetor 2008 00:25:12

Lexoni versionin Print

Vrasja në Shkodër, në kërkim 21-vjeçari

Shkodër- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së shtetasit Hysni Shpuza në Dobraç të Shkodrës.

Anila Dushi
Shtune, 06 Shtator 2008 15:50:00

Shkodër- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së shtetasit Hysni Shpuza në Dobraç të Shkodrës. Sipas policisë ai është Dëshmir Vampiraj, 21-vjeç, nga Shtoji. "Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen dhe venien e tij sa më shpejt para ligjit"- thanë burimet zyrtare. 

Sipas tyre, 21-vjeçari ka ekzekutuar me armë, Shpuzën, pas një konflikti që kanë pasur mes tyre dy familjet për punë të një krushqie.
Madje, ai ka qenë i plagosur edhe më parë për të njëjtin konflikt. Ai ndërroi jetë në mesditë në spitalin e Shkodres, vetëm pak orë pasi u ekzekutua me armë në tregun e Dobraçit.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e shumicës, pranë me qytetin, kur persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë.
Policia fillimisht bëri me dije vetëm emrin e të plagosurit. “Shtetasi i plagosur është 50-vjeçari Hysni Shpuza, banor në fshatin Shtoj i Ri, i cili u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës”- thanë burimet e policisë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë, për hetime rreth vrasjes dhe ka bërë shoqërimin e dëshmitarëve, për të nxjerrë hollësi rreth ngjarjes.

Viktima iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t'i shpëtonte dot vdekjes. Mjekët që në fillim bënë me dije se ai ishte në rrezik serioz për jetën. Ai kishte marrë disa plumba në organet e rëndësishme për jetën.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Emigranti.: - 09-07-08
    Mendime per kriminalitetin ne Shkoder.

    Shkodra eshte djepi i kultures se retheve veriore.Tranzicioni, i solli nje mbulese te shpuar me plumba nga fshataret per reth.Dyndjet,shperndarja dhe armatosja e tyre do ti sjelle Shkodres fatkeqesi,lot,ngujime dhe hakmarrje te vazhdueshme;nuk duhet te merziten,te shkojne ne kisha,xhamija dhe te luten,per viktimat,qeverine,per te ngujuerit qe nuk numeroh.Ftoni dhe Berishen,te mbaje ndonje fjalim,ne zonat me te prekura nga kjo murtaje dhe te flase per ligjin e Lek Dukagjinit.Mos harroni,mbasi te mbaroje ligjeraten,e pyesni e kishit fjalen per ate qe ishte per 45 vjet ne muzeum;dhe per 18 vjet po i pret filizat si lum!Mbasi te mbaroje fjalimin,ftoni per nje dreke ne kampin verore ta kaloje me 87 femije te ngujuar;se sa per masat mos diskutoni se jane te forta;se te gjithe ato barbare,vitin tjeter,jane ne krye te kollones se Berishes,per ta mbrojte dhe per ti dhene voten.Edhe ne diktature,qe i minimizoi ne maksimum vrasjet,ne Shkoder ka pase krime te renda,por jane zbuluar.Per t'mos u zgjatur,gjendja qe kane krijuar ,qeverite e dy partve kryesore,zor se do ta shendoshin dhe ligjet e Europes se Bashkuar(Federata).Faliminderit Shekulli,me keto shkrime ne shekuj.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML