Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:37:50

Lexoni versionin Print

Skandali i misrit, PS: Nismë për dëmshpërblim

Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar sot se do të marrë të gjitha nismat ligjore për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara nga misri shterpë.

Bruna Prifti
Shtune, 06 Shtator 2008 13:58:00

Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar sot se do të marrë të gjitha nismat ligjore për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara nga misri shterpë. Sipas deputetit të PS-së, Taulant Balla, Partia Socialiste e Shqipërisë njofton të gjitha familjet fshatare, të dëmtuara nga kjo katastrofë e misrit pa kokrra, duke filluar nga dita e sotme janë vendosur në dispozicion dy numra telefoni: 042 223 408 dhe 0683400044.

Në këta numra të gjithë të dëmtuarit mund të deklarojnë sasinë e tokës së mbjellë me këtë farë misri. Mbi bazën e të dhënave të mbledhura nga deklarimet e vetë fshatarëve, specialistët e PS-së, do të përllogarisin dëmin e shkaktuar në total si dhe dëmshpërblimin që i takon çdo familjeje.

“Dua të siguroj, se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të ndërmarrë të gjitha iniciativat ligjore që do të garantojnë dëmshpërblimin e të gjitha familjeve fshatare të dëmtuara”- tha ai.

Ai e ka quajtur të patolerueshme që përballë kësaj situate katastrofike deri sot asnjë institucion qeveritar nuk ka marrë qoftë edhe një masë të vetme për evidentimin e dëmit të shkaktuar.

Sipas Ballës kjo situatë është shkaktuar nga mungesa e veprimit dhe kontrollit të institucioneve shtetërore, shkaktuar për shkak të korrupsionit aktiv të individëve me pushtet politik, që nga pronari i kompanisë, tek ministri e deri tek kryeministri.

Prej ditësh është bërë publik denoncimi i qindra familjeve fshatare të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, Fierit, Matit, Dibrës, Beratit, Gramshit etj, të cilat pas shumë muajsh pune dhe djerse në tokat e veta bujqësore të mbjella me misër, u ndeshën me një katastrofë të paparë dhe rrënuese për ekonomitë e tyre të varfra familjare.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML