Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:42:17

Lexoni versionin Print

Bllokohen 10 kamionë me krom, s’kishin faturë

Durrës- Policia tatimore ka bllokuar sot në Portin e Durrësit 10 kamionë me krom.

Shekulli Online
Shtune, 06 Shtator 2008 14:10:00

Durrës- Policia tatimore ka bllokuar sot në Portin e Durrësit 10 kamionë me krom. Sipas burimeve policore mësohet se kamionët e ngarkuar me rreth 400 ton krom gjithsej për eksport, nuk ishin të shoqëruar me faturën tatimore.

Kamionët mësohet se ishin ngarkuar me krom në Bulqizë. Malli u bllokua, ndërsa dy drejtuesit e firmave që merren me këtë aktivitet janë gjobitur, për shkak të mungesës së faturave tatimore.

Drejtoria e degës rajonale të tatim-taksave sqaroi se vlerës së gjobës përveç vleftës së plotë të TVSH-së mbi mallin do t'i shtohet edhe gjoba mbi mallin e transportuar pa faturë tatimore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • A.M.: - 09-06-08
    Mr.

    Nuk ka aq fuqi ,apo ,e thënë ndryshe,aq aftësi shteti shqiptar(organet e tij)të zhdukin këto dukuri të shëmtuara të mesjetës.?Dënim pa kompromis,në qoftë se egziston dikush që nuk lejon,që ligji të vej në vend.Kjo është fitore.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML