Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:11:28

Lexoni versionin Print

Aksidentet në punë, 2 të vdekur në Tiranë

Tiranë- Dy shtetas kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendet e punës.

Klodiana Kotorri
Shtune, 06 Shtator 2008 14:43:00

Tiranë- Dy shtetas kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendet e punës. Policia e Tiranë njofton se në Spitalin Ushtarak ka mbërritur i vdekur shtetasi ArbenLeçka, 44-vjeç, me detyrë hidraulik në bashkinë e Kamzës. Pa jetë është gjetur edhe një tjetër shtetas, 67-vjeçari, Baftjar Koxha, roje objekti në një pallat në ndërtim e sipër në Unazën e Re.

Nga hetimet paraprake mësohet se 44-vjeçari me punë hidraulik në Bashkinë Kamëz gjatë punës për riparimin e rrjetit, në momentin e futjes në një pusetë buzë rrugës në Çekreze i bie kapaku i betonit të pusetës duke e dëmtuar rëndë në kokë.

“Të aksidentuarit iu dha ndihma nga kalimtarët e rastit por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk mundi të jetonte dhe gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak Tiranë”- thanë burimet.

Viktima tjetër, sipas policisë me punë roje objekti, gjatë lëvizjes ka humbur ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej 3 m ku dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML