Tiranë- Ekstradohet nga Franca një 22-vjeçar nga Gramshi, i dënuar në mungesë me 16 vjet heqje lirie për vrasje.
Sipas burimeve të policisë mësohet se shtetasi i ikstraduar është Dritan Xhepexhiu, 22-vjeç, lindur në Gramsh. “Xhepexhiu ishte dënuar në mungesë, më 13 nëntor 2006, me 16 vjet heqje lirie nga gjykata e rrethit të Gramshit për veprën penale “vrasje me dashje, në bashkëpunim”- thanë burimet e policisë.
Sipas tyre, ngjarja për të cilën është dënuar Xhepexhiu ka ndodhur në 8 gusht 2005, kur ai së bashku me Saimir Xhepexhiun, janë grindur në një lokal në qytetin e Gramshit me shtetasit Durim Hoxha dhe Arjol Xhangolli. Si pasojë e grindjes ka mbetur i vrarë shtetasi Durim Hoxha dhe i plagosur shoku i tij, Arjol Xhangolli.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” Xhepexhiu iu dorëzuastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.