Premte, 21 Nentor 2008 02:08:27

Lexoni versionin Print

Vodhi 8 banesa, burg pa afat për 21-vjeçarin

Tiranë- Lihet në burg pa afat 21-vjeçari i akuzuar për grabitjen e 8 banesave në Tiranë

Shekulli Online
Shtune, 06 Shtator 2008 17:18:00

Tiranë- Lihet në burg pa afat 21-vjeçari i akuzuar për grabitjen e 8 banesave në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila njoftoi se deri në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari Ditar Cerjani do të qëndrojnë në qeli.

Gjatë seancës së sotme, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për21 vjeçarin Cerjani, banues në fshatin Rashnapojë të Dibrës, i dënuar disa herë për vjedhje.

Ai u arrestua pas një operacioni të organizuar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Peshkopisë. Ndaj tij, prokuroria e rrethit të Tiranës kishte lëshuar urdhër- ndalimin pasi akuzohet si autor i 8 vjedhjeve të banesave brenda një harku kohor prej 1 muaji.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML