Premte, 05 Dhjetor 2008 00:11:38

Lexoni versionin Print

Bilanci i zjarreve, 1050 vatra gjatë verës

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli ka publikuar sot gjatë një konference për shtyp bilancin e zjarreve që kësaj vere

Shekulli Online
Shtune, 06 Shtator 2008 17:43:00

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli ka publikuar sot gjatë një konference për shtyp bilancin e zjarreve që kësaj vere, duke deklaruar se situata ka qenë më e qetë se një vit më parë.

“Gjatë stinës së verës në të gjithë territorin e vendit kemi pasur 1 050 shfaqje zjarresh, afro 400 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”- tha Olli, duke mos bërë të ditur sipërfaqet e shkrumbuara, por duke u mjaftuar me konstatimin se këtë verë nuk janë prekur parqet kombëtare.

Sipas tij, numri i zjarreve problematikë, që shkaktojnë dëme të mëdha në ekonomi, mjedis dhe prona publike e private, ka qenë 95.

Suksesi më i madh, sipas tij në këtë rast ishte shmangia e dëmtimit nga zjarri të pyjeve të larta dhe parqeve kombëtare. Dëmtime nga zjarret ka pasur kryesisht në bimësinë e ulët e të mesme dhe në ullinj e dru frutorë.

Strukturat e Ministrisë së Brendshme kanë ndërhyrë në të gjitha rastet e rënies së zjarreve, në të gjithë territorin e vendit, duke kryer 980 operacione në terren dhe 70 të tjera në banesa e objekte të ndryshme. Përsa i takon banesave, janë djegur gjithsej 12.

Olli ka kujtuar se në operacionet për shuarjen e zjarreve nga ajri janë ndihmuar me mjete të specializuara nga Italia dhe Greqia, në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Fier, Korçë dhe Dibër.

Sipas tij edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar fonde shtesë për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër zjarreve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML