Premte, 05 Dhjetor 2008 00:01:23

Lexoni versionin Print

Rama në Fier, ngre Bordin e Dialogut me Shqipërinë

Bordi i Dialogut me Shoqërinë, si një iniciativë qytetare, është krijuar në qytetin e Fierit.

Shekulli Online
Shtune, 06 Shtator 2008 17:47:00

Bordi i Dialogut me Shoqërinë, si një iniciativë qytetare, është krijuar në qytetin e Fierit. Kjo nismë e çelur para disa muajsh nga individë të paangazhuar në PSSH, është një risi për shoqërinë, por edhe organizatat socialiste, për të bërë të mundur përfshirjen e sa më shumë kontributeve në vendimmarrje.

Sipas Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, Bordi i Dialogut me Shoqërinë, është një ngjarje e veçantë, ose një ngjarje që nuk ngjan me takimet e vazhdueshme qoftë brenda Partisë Socialiste, qoftë me qytetarët.

“Ky është një forum ku shpresoj dhe besoj që këto radhë do të vijnë duke shtuar me qytetare e qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë për të promovuar alternativën tonë, për të promovuar programin dhe projektet tona, idetë tona, sigurisht duke sjellë idetë e tyre”- tha ai.

Bordi i Dialogut me Shoqërinë, sipas Ramës është një urë mes partisë dhe shoqërisë, mes partisë, e cila është një organizatë me strukturë dhe rregulla të caktuar dhe shoqërisë, e cila ka në gjirin e vet plot mbështetës e simpatizantë, por që shpesh herë gjendet në një hendek mes tyre dhe partisë.

“Na takon ne t’i gjejmë rrugët për t’i marrë këto kontribute, duke ruajtur lirinë, pavarësinë e çdo individi që dëshiron të kontribuojë në një mënyrë të caktuar, por nuk dëshiron të rreshtohet për një kohë më të gjatë se sa ai moment”- shtoi ai.

Ai ka theksuar se partia është instrument në duart e të gjithëve, jo vetëm anëtarëve, se partia është një mundësi që i jepet çdo kujt dhe jo thjesht anëtarëve, për të kontribuar për një kauzë, për realizimin e një synimi, e një programi, e një ambicie të përbashkët.

Ky bord nuk është një organizatë më vete, por një rrjet qytetar, i cili do të funksionojë në mënyrë të pavarur, autonome nga Partia Socialiste. Në këtë autonomi të vetën, do të ndihmojë, do të nxisë e frymëzojë alternativën tonë, me mendime, ide, sugjerime, debate, dhe përmes thithjes dhe afrimit të të tjerëve.

“Bordi i dialogut duhet të shërbejë si një urë komunikimi, si një urë ku mendimi i përparuar i shoqërisë vjen pa pengesa dhe ndikon në ecurinë e punëve në vendimmarrje të partisë. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu dhe pse mirëpresim ndërtimin e këtyre bordeve, që nuk janë të ndërtuara në mënyrë artificiale”- tha më tej ai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML