Shtune, 04 Korrik 2009 16:09:38

Lexoni versionin Print

Trafiku i drogës, prangosen 3 persona

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave nën akuzën për trafik droge dhe lëndësh narkotike.

Shekulli Online
Diel, 07 Shtator 2008 12:57:00

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave nën akuzën për trafik droge dhe lëndësh narkotike. Sipas policisë, shtetasit Isein Nasufi, 41 vjeç, Dritan Gjyra 33 vjeç dhe Madrit Istrefi 30 vjeç, të tre të lindur dhe banues në Strugë të Maqedonisë, janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Durrësit. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike. Si rezultat i punës hetimore në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit është bërë e mundur sekuestrimi i 4.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, të cilat kanë qenë të vendosura në një automjet tip Golf. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale përveç lëndës narkotike janë sekuestruar edhe 6 mijë franga zvicerane,  mjet i tipit  Golf dhe 4 celularë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML