Premte, 05 Dhjetor 2008 00:03:17

Lexoni versionin Print

Makinat e bllokuara nga policia, tarifa e parkimit sa vetë makina

Një parking makinash, në periferi të Ksamilit, po ritet dhe zgjerohet përditë.

Luan Sejdini
Diel, 07 Shtator 2008 13:52:00

Një parking makinash, në periferi të Ksamilit, po ritet dhe zgjerohet përditë. Në këtë parkim të mjeteve të bllokuara nga policia, sot është formuar një park i vërtete mjetesh të tonazheve dhe madhësive të ndryshme. Numri i makinave të parkuara ka arritur të zëre një sipërfaqe të konsiderueshme në hyrje të Ksamilit. Sipas drejtuesve te  inspektoratit rrugor “ parkimi është ngritur  si rezultat i mungesës së vendit në mjediset e komisariatit, me qëllim që makinat këtu të qëndrojnë për një kohë të shkurtër, deri sa plotësohen dokumentet dhe të bëhet pagesa e gjobave për shkeljet e konstatuara”.  Konstatohet se në parkingun e improvizuar  ka makina që kanë vite të “ngujuara” dhe që sipas rregullave që aplikon policia vlefta e pagesës së parkingut dhe gjobave të vëna e kanë kaluar edhe me dyfish vlerën e vetë makinave të bllokuara.

Pronarëve  e pakuptueshme është pagesa e tarifës së  parkimit të detyrueshëm, prej  300 dhe më shumë lekë për një ditë parkimi . “Jemi dakord, thonë ata, të paguajmë gjobën e parashikuar për shkeljen sipas ligjit dhe jo ditët e qëndrimit në “parkim”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML