Premte, 05 Dhjetor 2008 00:13:30

Lexoni versionin Print

Kartëmonedhat 100 e 200 lek jashtë qarkullimi

Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe atë 200 lekë . Sipas zyrtarëve të BSH, tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010 dhe do të bëhet në dy faza.

J.Ll
Diel, 07 Shtator 2008 08:02:00

Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhat e prerjes 100 lekë dhe atë 200 lekë . Sipas zyrtarëve të BSH, tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave do të vazhdojë deri më 31 dhjetor të 2010 dhe do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë do të kryhet heqja e kursit ligjor, çka do të thotë që kartëmonedhat e përcaktuara më lart do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31 dhjetor të 2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese. Prerjet e kartëmonedhave që do të hiqen nga qarkullimi janë prerja 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar"; kartëmonedha e prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S.Noli" dhe kartëmonedha të prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit".

Kartëmonedhat do të këmbehen në monedha metalike pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë. Bankat e nivelit të dytë janë të udhëzuara që në periudhën 1 janar të 2009 deri më 31 dhjetor të 2010, të pranojnë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë me këmbim, prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale), me monedha kombëtare të qarkullimit. Ky vendim mbështetet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, në pikën "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartëmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML