Premte, 21 Nentor 2008 01:19:52

Lexoni versionin Print

Kuvend, sot seanca e parë plenare

Sot mblidhet seanca e parë plenare për sesionin e 7-të Legjislaturës së XVII-të të Kuvendit të Shqipërisë. I nisur zyrtarisht një javë më parë me veprimtarinë në komisionet e përhershme kuvendore, sesioni i vjeshtës do të vijojë tashmë punën normalisht, me mbledhjet dy herë në javë të seancave plenare.

Hene, 08 Shtator 2008 10:20:00

TIRANË- Sot mblidhet seanca e parë plenare për sesionin e 7-të Legjislaturës së XVII-të të Kuvendit të Shqipërisë. I nisur zyrtarisht një javë më parë me veprimtarinë në komisionet e përhershme kuvendore, sesioni i vjeshtës do të vijojë tashmë punën normalisht, me mbledhjet dy herë në javë të seancave plenare. Rendi i ditës i punimeve të seancës së sotme plenare parashikon miratimin e kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën (1-22 shtator), si dhe të një numri projektligjesh, kryesisht ratifikimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, si me palën austriake, qipriote etj., në kuadër të bashkëpunimit ekonomik bilateral.

Gjithashtu, axhenda e punimeve të seancës së parë plenare përfshin dhe miratimin e p/ligjit “Për nivelet e tarifave doganore”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Sesioni i vjeshtës, që përfundon në fund të muajit Dhjetor, do të karakterizohet nga një axhendë e ngjeshur. Kështu, pritet miratimi konsensual në Kuvend i Kodit Zgjedhor, i p/ligjit "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë", i p/ligjit "Për Prokurorinë" dhe ai "Për kufizimin e imunitetit", të cilat do të jenë dhe sfidat kryesore të këtij sezoni kuvendor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML