Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:17:14

Lexoni versionin Print

BB: Biznesi në Shqipëri në kushte të vështira

Banka Botërore do të prezantojë raportin e fundit për klimën e biznesit në vend, duke analizuar studimin ku përfshihen një sërë indikatorësh. Indikatorët e raportit "Si të bësh biznes" do të prezantohen nga vetë Shefja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah.

Hene, 08 Shtator 2008 08:04:00

Banka Botërore do të prezantojë raportin e fundit për klimën e biznesit në vend, duke analizuar studimin ku përfshihen një sërë indikatorësh. Indikatorët e raportit "Si të bësh biznes" do të prezantohen nga vetë Shefja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah. Raporti global i këtij viti "Si të bësh biznes 2008" e radhiti Shqipërinë në vendin e 136 nga 178 ekonomi të marra në analizë në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes. Shqipëria vazhdon që të paraqesë vështirësi të mëdha për të bërë biznes.

Megjithëse qeveria ka deklaruar se ka marrë masa për të ulur numrin e procedurave burokratike dhe nivelin e taksave, është Banka Botërore që paraqet një rënie të klasifikimit të vendit tonë në listën e vendeve të marra në shqyrtim nga ana e Bankës Botërore, në raportin e saj për vitin që vjen. Në këtë klasifikim merren rreth 50 tregues, që përcaktojnë edhe shkallën e lehtësive që vendi ofron për të bërë biznes gjatë vitit 2008. Pozicioni i Shqipërisë në listën e 178 vendeve të paraqitura nga ana e Bankës Botërore është i përkeqësuar në krahasim me vitin 2007. Në listimin e të bërit biznes, vendi ynë renditet një hap pas Iranit dhe 4 vende sipër Irakut. Në renditjen e bërë nga ana e Bankës Botërore, të bie në sy vendi në të cilin bëjnë pjesë fqinjët tanë.

Maqedonia është një nga vendet që ka bërë hapa të shpejtë në lehtësimin e të bërit biznes, duke u klasifikuar nga ana e Bankës Botërore, si një nga vendet me reforma më të shpejta. Ky vend renditet i 75-ti, një pozicion i dukshëm më i mirë si ai i Shqipërisë, që renditet në vend të 136. Edhe Mali i Zi paraqitet në një pozicion të favorshëm në këtë renditje, duke qenë në vendin e 81 të listës së të bërit biznes të Bankës Botërore.

Një pozicion tepër i favorshëm paraqitet edhe për Turqinë, një nga vendet që ka paraqitur kërkesën për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku pozicioni i këtij vendi është numri 57 në listën e BB. Edhe vendet e tjera të rajonit paraqesin përmirësime në klimën e të bërit biznes, ku Kroacia dhe Bullgaria liston në 10 vendet me reforma të shpejta gjatë vitit të fundit.

Por raporti tregon se Shqipëria po arrin vende të tjera në një numër fushash, siç është punësimi i punonjësve, regjistrimi i pronës, shlyerja e taksave, zbatimi i kontratave dhe zhvillimi i veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve. Për shembull, gjatë periudhës që analizohet Shqipëria e lehtësoi barrën e taksave, duke ndryshuar normat e amortizimit dhe duke ulur taksat nga puna dhe kontributet. Përveç kësaj, duke pakësuar numrin e dokumenteve, të ditëve dhe të shpenzimeve të eksportimit dhe importimit, nga 178 vende, Shqipëria nga vendi i 101-të u ngjit në vendin e 70-të përsa i përket lehtësirave për zhvillimin e veprimtarive tregtare me të tjerë jashtë kufijve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • labi: - 09-08-08
    largou qeveritar e politikan i korruptuar.

    te beshe bisnes ne shqiperi eshte e drejte se eshte e veshtire. bissemeni ne shqiperi trajtohetr si lopa per ta mjel nga qeveritare dhe politikan. i vetmi bisnes i mire qe behet duhet te ivesto ne fushen e politikes dhe te zenjes te ndonje vendi ne shtet.
    provoje te keshe nje pron dhe te te nxihet jeta per ta mbajtur ate, provoje te ndertosh dicka se sa para dhe koh do te duhet ta zgjidhesh ate, provoje te zgjidheshe nje problem qe mund ta keshe ber gabim ,per vet ecurin e trazixionit ne shqpieri s, se si do te trajtojn si kriminel, provije te daleshe perballe ndonje pushtetari sa do i vogel qe te jet ne detyre se si do zbatohet ligji dhe maliqi, provoje ti maresheshtetit leket qe te takojn sikure dhe me vendim gjykate,se si do te nxijen jetn per vitet te tera, provoje qe ti mos paguashe ne kohe se i do te versulen per te rjepure dhe te mos u punoj arsya nqs nuk u jep bakshishin,provoje qe te shpalleh falimentimin, se do te bluajn dhe kocken pale te te fusin ne rruge te projekteve te zhvillimit,pavarsishte nga ivestimi i madhe qe mund te keshe ber ne vite. te zezat e bisnesit jan aq shum, vecse ne bissesment e dim se sa kemi vujture per ti ber ato prona dhe sa na duhen qe ti mbajm, ne terenin e minuare korruptiv te politikes dhe te qeveris te babzitire per tu ber i pasur penje kohe sa me te shkurter.
    mjer bisnesi sa e sa do te vuaper tu kosoliduar dhe zhvilluar me nivele te te tjerve.
    politikan , qeveritare qe vini ne detyr me duare ne xhepe dhe sot radhiteni ne milioner duhet qe ti jepni llogari para bisnesit duke krasuar punen e ketij te fundit me ju qe vetem dini te pasuroheni me leket e pista dhe ne kurris te bisnesit

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML