Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:57:51

Lexoni versionin Print

KLD, Topi: Gjyqtarët e korruptuar do të ndeshkohen

Të gjithë gjyqtarët e korruptuar do të ndëshkohen nga KLD. Ky është mesazhi që ka përcjellë presidenti i vendit, njëkohësisht kryetar i KLD-së, Bamir Topi gjatë mbledhjes së sotme.

Hene, 08 Shtator 2008 11:28:00

Të gjithë gjyqtarët e korruptuar do të ndëshkohen nga KLD. Ky është mesazhi që ka përcjellë presidenti i vendit, njëkohësisht kryetar i KLD-së, Bamir Topi gjatë mbledhjes së sotme.
Kjo është mbledhja e parë për këtë sezon e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Topi i bëri disa herë thirrje gjyqtarëve të qëndrojnë larg aferave korruptive. Ai bëri të ditur gjithashtu se KLD do të fillojë të veprojë ndryshe duke ju ndodhur më pranë gjyqtarëve në rrethe të vendit. “Kërkoj pavarësi për sistemin e drejtësisë dhe gjyqtarët duhet të qëndrojnë larg aferave korruptive”. 
 
“Ajo ç’ka duhet të bëjë çdokush për të kontribuar në këtë përpjekje për më shumë integritet dhe pavarësi të gjyqësorit është që çdo gjyqtar të zbatojë me përpikëri ligjin” – tha Topi.

“Si protagonistë të këtij sektori të rëndësishëm të vendit, pra të drejtësisë, ju ftoj të vazhdoni të konsideroni varësinë tuaj të vetme dhe të plotë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, por pa anashkaluar në asnjë çast rëndësinë e rolit aktiv që ky Këshill ka në qeverisjen e sistemit gjyqësor”.

“Drejtësia kërkon që ky Këshill të mbrojë gjyqtarët nga sulmet abuzive dhe të pabaza, po aq sa të disiplinojë gjyqtarët që janë abuzues. Këshilli i Lartë Drejtësisë si qeverisje e gjyqësorit ka detyrimin kushtetues që të mbrojë gjyqtarët dhe unë ju ftoj ta bëjmë moto të misionit tonë ashtu siç duhet të ndëshkojmë çdo individ, i cili cënon integritetin e gjyqtarëve dhe rrënon imazhin e sistemit të drejtësisë” – tha Topi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML