Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:01:05

Lexoni versionin Print

Vrasja e kambistit në Pogradec, dëshmon autori

Pogradec- "Konsumuam shumë raki, më shau dhe në gjaknxehtësi e sipër e vrava". Kështu është justifikuar autori i krimit të djeshëm në Pogradec, Bashkim Muçaj, gjatë dëshmisë së tij dhënë për policinë.

Bardhyl Berberi
Diel, 05 Tetor 2008 15:46:00

Pogradec- "Konsumuam shumë raki, më shau dhe në gjaknxehtësi e sipër e vrava". Kështu është justifikuar autori i krimit të djeshëm në Pogradec, Bashkim Muçaj, gjatë dëshmisë së tij dhënë për policinë. Sqarim, që duket se nuk kanë bindur ekspertët, të cilët janë duke hetuar në të tjera pista.

Sipas burimeve policore, mësohet se autori dhe viktima, Beqir Basha janë kushërinj mes tyre dhe kanë njohje gati 20-vjeçare. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dyshimet janë për një vrasje të parapërgatitur. Kjo sepse autori nuk ka asnjë shenjë në trup, që të dëshmojë një përleshje. Pas goditjeve me cekic dhe levë hekuri, ai e ka qëlluar edhe me thikë, të cilën më pas e ka fshehur.

Gruaja e eautorit ka thënë vetëm që bashkëshorti i saj e kishte thërritur viktimën në shtëpi për të këmbyër ca euro, që ua sillte i biri emigrant. Ndërkohë që djali i viktimës ka këmbëngulur në polici se autori e kishte kërkuar disa herë babanë e tij për të këmbyer para, por këtë e ka kërkuar me insistim që ta bënin në shtëpinë e tij dhe jo në rrugë si të tjerët.

***
Ngjarja e rëndë ndodhi në Pogradec, në shtëpinë e autorit të krimit, i cili është gjetur në gjendje depresive.

Burimet e policisë, bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Bashkim Muçaj, ish oficer policie, i akuzuar si vrasës i shtetasit Beqir Basha, 50-vjeç. Të dhënat e para tregojnë se autori, banor i lagjes “Vullnetari” në Pogradec, në mesditë është parë në shoqërinë e një personi, të cilin e ka marrë më pas në banesën e tij, në katin e pestë të një pallati.

Sipas hetimeve, fqinjët kanë treguar se pas mesditës kanë dëgjuar zhurma të forta dhe debate dhe më pas situata është qetësuar dhe nuk është dëgjuar më asgjë. Krimi është zbuluar në kohën kur në banesë vjen bashkëshortja e 53-vjeçarit.

Ajo ka gjetur të shtrirë në shtrat bashkëshortin dhe në këmbët e krevatit ka parë të mbytur në gjak një person të panjohur. Pas hetimeve, u zbulua se viktima ishte nje ish oficer, që punonte si kambist në këtë qytet.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, rezervohet në dhënien e detajeve pasi ende nuk dihet se çfarë njohjeje ka pasur viktima me autorin. “Viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të forta të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit me çekiç dhe hekur”- thonë burimet e policisë, duke shtuar se autori është shoqëruar në komisariat, kurse grupi i ekspertëve po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML