Premte, 21 Nentor 2008 01:01:04

Lexoni versionin Print

Grabiste banesat me çelësa ‘spiunë’, ndalohet

Sipas policisë së Tiranës, autori është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i dënuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shekulli Online
Diel, 05 Tetor 2008 10:57:00

Tiranë- Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i më shumë se 4 vjedhjeve në banesa të ndryshme. Sipas policisë së Tiranës, autori është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i dënuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Për veprën penale të vjedhjes me shumë se një herë, specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera, realizuan identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Astrit Hoxha, 27-vjeç, banues në Picar Gjirokastër”- thanë burimet policore.

Ndaj tij, u krye ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se është autor i shumë vjedhjeve, disa prej të cilave të identifikuara.

“Këtë vit dyshohet se ka realiziar vjedhjen e një banese e ndodhur në rrugën ‘Zef Jubani’- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se po këtë vit mbi të rëndon akzua e një tjetër vjedhjeje, po në banesa.

Sipas hetimeve, nëpër banesa në rrugë të ndryshe të kryeqytetit ai ka vjehdur shuma parash, por edhe objekte të tjera që ka gjetur aty.

Kapja e tij u arrit, nga ky seksion në afërsi të Rrugës së Durrësit, ndërsa u dokumentua tërësisht se vjedhja është realizuar nëpërmjet një metode të re të vjedhjes, asaj të kopjimit të çelsave të spiunë.

Vazhdon puna për dokumentimin e një sërë vjedhjesh të tjera, për të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML