Kukës- Konflikti për zonat kromëmbajtëse ka shkaktuar 'viktimën' e parë në fshatin Surroj të rrethit të Kukësit. Hakik Selimaj, 45 vjeç me profesion mësues është plagosur rëndë me thikë nga bashkëfshatari i tij, Selman Sina rreth 50 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Surroj. Burime të policisë së Kukesit bëjnë të ditur se motiv i krimit ka qenë një konflikt në mes viktimës dhe agresorit për një zonë kromëmbajtese në Truall të Surroit.
Sipas policisë, viktima dhe agresori kanë qenë të ndikuar nga alkooli kur ka ndodhur krimi. Arrestimi i autorit është bërë dy orë pas kryerjes së krimit në shtepinë e tij në fshatin Surroj. Gjthnjë sipas policisë autori i krimit pas marrjes në pyetje pranon se ka zhvilluar debate dhe eshte perleshur me viktimën, por sipas tij ai nuk mban mend se ka therur bashkëfshatarin e tij, pasi ka qene tejet i dehur.
Megjithate policia thote se ka fakte te mjaftueshme per autorësinë e te arrestuarit, pasi ai ka pranuar se ka pasur me vete dy thika, të cilat janë sekuestruar nga policia si provë materiale.