Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:26:59

Lexoni versionin Print

Makina jashtë rrugë, katër të plagosur rëndë

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik, që ndodhi sot në autostradën Fushë- Krujë-Lezhë.

Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 11:05:00

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident automobilistik, që ndodhi sot në autostradën Fushë- Krujë-Lezhë.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Derven pranë qytetit të Krujës, kur autovetura tip Benz me targa TR 5032 M, e cila po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit ka dalë nga rruga. Të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin automjet.

Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Mjekët e këtij spitali, kanë sqaruar se dy nga personat e plagosur, mes të cilëve drejtuesi i mjetit dhe një grua ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Pas aksidentit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet e para nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mjetit të përfshirë në aksident bëjnë me dije se shkak mund të jetë bërë një defekt, për shkak të të cilit drejtuesi i mjetit mendohet se ka humbur kontrollon dhe makina ka dalë jashtë rruge.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML