Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:48:19

Lexoni versionin Print

Tiranë, pranga për mitmarrje një polici

Tiranë- Një punonjës i policisë së Tiranës është arrestuar nga kolegët e tij me akuzën e mitmarrjes.

Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 11:51:00

Tiranë- Një punonjës i policisë së Tiranës është arrestuar nga kolegët e tij me akuzën e mitmarrjes. Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila ka njoftuar se ndalimi i policit ëhstë bërë në një operacion të organizuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

“Forcat e SHKB-së, arrestuan shtetasin Qamil Brahja, specialist në Sektorin e Luftës kundër vjedhjes së makinave pranë Komisariatit Nr.4 të Policisë së Qarkut”- thanë burimet e policisë.

Sipas tyre, specialisti Brahja, me një eksperiencë pune 6-vjeçare në strukturat e Policisë,ështëkapur në kushtet e flagrancës ndërsa merrte 20 mijë lekë ryshfet nga një person. Pas hetimeve u zbulua se polici i kishte kërkuar paratë në këmbim të një favori që do t’i bënte një personi për t’i nxjerrë nga mjediset e Policisë një makinë, e cila ishtebllokuar, me pretendimin sekishte probleme me dokumentacionin.

Grupi hetimor ka siguruar materiale të shumta hetimore, mes tyre edhe pamje filmike në funksion të dokumentimit ligjor të kësaj ngjarjeje. Polici është shoqëruar në ambientet e policisë, ku mësohet se do të qëndrojë në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë në ngarkim të tij.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML