Premte, 21 Nentor 2008 00:44:20

Lexoni versionin Print

Plagoset 24-vjeçari në Vlorë, mister rrethanat

Vlorë- Një 24-vjeçar është plagosur natën e mbrëmshme në Vlorë, në rrethana ende misterioze.

Anila Peçi
Hene, 06 Tetor 2008 09:45:00

Vlorë- Një 24-vjeçar është plagosur natën e mbrëmshme në Vlorë, në rrethana ende misterioze. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Olgert Mustafaraj 24-vjeç, banor i këtij qyteti.

“Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë plagë në këmbë dhe në pjesën e krahëve”- thanë të njëjtat burime.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin kirurgjik të qytetit ku ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, të Vlorës, por ende nuk ka detaje rreth ngjarjes dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ajo.

Mësohet se edhe pas dëshmisë së të dëmtuarit nuk është zbuluar asgjë rreth autorësisë apo motiveve që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje.

Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML