Gjirokastër- Vendoset në funksionim shkolla fillore “Së bashku” në lagjen “Zinxhira”, të qytetit të Gjirokastrës.
Rreth 10 ditë më parë me urdhër të drejtorisë së Shëndetit Publik, kjo shkollë u mbyll për shkak të problemeve të mëdha, amortizimit të godinës dhe mungesës së ujit. Gjatë këtyre ditëve pas marrjes së masave, uji është rikthyer në godinë, kurse bashkia ka premtuar zëvendësimin e xhamave të thyer dhe ndërhyrje për të përmirësuar infrastrukturën e saj. Në këtë shkollë mësojnë 62 nxënës mes të cilëve, edhe fëmijë të komunitetit rom.
Lagja u bë problem, pasi fëmijë nga kjo zonë paraqiteshin në spital me probleme shëndetësore. Nuk kanë munguar as rastet me Hepatit A, për të cilin mjekët bën fajtorë mungesën e higjienës.