Premte, 21 Nentor 2008 02:18:19

Lexoni versionin Print

PS kërkon mocion për debat me Berishën

Tiranë- Partia Socialiste ka kërkuar mocion për një debat urgjent me kreun e qeverisë, Sali Berisha. Debat, në të cilin Berisha duhet të japë sqarime rreth lidhjeve biologjike të familjes së tij dhe lidhjeve politike me boshnjakun Damir Fazlic, arrestuar në fundjavë.

Shekulli Online
Hene, 06 Tetor 2008 15:43:00

Tiranë- Partia Socialiste ka kërkuar mocion për një debat urgjent me kreun e qeverisë, Sali Berisha. Debat, në të cilin Berisha duhet të japë sqarime rreth lidhjeve biologjike të familjes së tij dhe lidhjeve politike me boshnjakun Damir Fazlic, arrestuar në fundjavë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist sot dhe është bërë publik nga kreu i tij, Valentina Leskaj. Sipas saj, kjo këkesë, lidhet me skandalin më të fundit që ka shpërthyer në vend, e që ka implikuar direkt Kryeministrin e vendin dhe qeverinë e tij. “Kjo, një qeveri e ngritur mbi themele korrupsioni dhe parash të pista, të mbajtura në këmbë nga këto lidhje korrupsioni në kurriz të shqiptarëve të varfër”- tha Leskaj.

Në emër të grupit socialist, ajo ka theksuar se është bërë kërkesa për të thërritur në Parlament, kryeministrin, në një mocion për deba. “Ai duhet të japë shpjegime mbi lidhjet e tij e të familjes së tij biologjike dhe politike, më përfaqësues të aferave më të errëta në Ballkan”- tha Lskaj.

Vetëm pak kohë para mbledhjes së grupit të PS-së, kreu i selisë rozë në një konferencë për shtyp ka shprehur dyshime të forta se mes Gërdecit, klanit Berisha dhe Fazlicit, arrestuar së fundi ka një lidhje që të çon tek zbardhja e skemës së korrupsionit me municionet luftarake dhe jo vetëm asaj.

Rama ka reaguar sot gjatë një konference për shtyp, marrë shkas nga ngjarja e fundjavës, kur u vu në pranga Damir Fazlic, një nga konsulentët e kreut të qeverisë, Berisha. Sipas Ramës, kjo ngjarje nxori në dritë një tjetër hallkë të korrupsionit qeveritar që i ka lidhur këmbët Shqipërisë. Kjo sipas tij, është një provë drithëruese e kapjes së shtetit nga klani i kryeministrit dhe nga klientët e pushtetit të korruptuar të Sali Berishës.

“Dalja në dritë e fijeve që lidhin me Shqipërinë, me klanin kryeministror e me Sali Berishën personalisht, një personazhi të akuzuar për të gjitha të zezat në rajonin tonë, na tregoi se veprimtaria e paligjshme me qëllim fitimi e këtij rrethi njerëzish ka nisur qysh me krijimin e qeverisë së votuar në tre korrik të vitit 2005 për të luftuar korrupsionin”- tha Rama.

Grabitja e fondeve publike përmes projektit të rrugës Durrës-Kukës, shpërthimi i Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm dhe aktiviteti i paligjshëm ekonomik në bashkëpunim me këtë marifetçi të spikatur të botës së korrupsionit ballkanik, sipas Ramës, janë prova ulëritëse të vizionit, misionit dhe aksionit qeverisës të Sali Berishës, i cili, si tregojnë faktet e bëra publike, e ka vënë qeverinë e Shqipërisë në shërbim të interesave ekonomike të klanit të tij qysh javën e parë të punës.

"Të ushtrojmë pushtetin për të bërë para dhe të bëjmë para për të mbajtur pushtetin", sipas tij, duket se ka qenë kredoja e Sali Berishës dhe e klanit të tij qysh javën e parë të qeverisjes kur ky personazhi i prangosur në Bosnjë ka regjistruar disa kompani të përbashkëta me klanin kryeministror dhe, mesa duket nga gjurmët e mbetura në dokumente origjinale, ka kryer së bashku me njerëz të besuar të Sali Berishës operacione të paligjshme ekonomike.

Më tej Rama ka kujtuar se dalja në dritë e kësaj hallke tjetër të zinxhirit të rëndë të korrupsionit qeveritar tregon se as grabitja e fondeve publike nga rruga Durrës-Kukës, as punishtja e vdekjes në Gërdec ku për qëllime fitimi u shpërdorua detyra shtetërore dhe vetë emri i Shqipërisë me pasojë humbjen e jetës së 26 të pafajshmëve, nuk janë të shkëputura nga një skenar i kapjes së shtetit dhe i ngritjes së një sistemi klanor korrupsioni që ka si tutor kryeministrin Sali Berisha.

“Gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi mbi këtë aktivitet tronditës për shtetin flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së fitimeve të paligjshme dhe çojnë tani për tani drejt Lulëzim Bashës, ministrit pa imunitet të Sali Berishës”- tha kreu i selisë rozë, duke kërkuar informacion se ‘kur do të thirret përpara organit të akuzës kjo lule e fushatës antikorrupsion të vitit 2005, që sot endet rrugëve të botës pa imunitet për të përfaqësuar Shqipërinë dhe në ndërkohë bën një rrugë e dy punë, nga njëra anë flet për punët e jashtme të vendit tonë të përbashkët me të mëdhenjtë e botës dhe nga ana tjetër kujdeset për punët e brendshme të klanit Berisha me Fazlliçët e interesave të paligjshme?’

Rama ka thënë me tej se është detyrë e Prokurorisë të bllokojë menjëherë llogaritë bankare të kompanive të bëra publike në shtyp që s'i kanë paguar asnjë qindarkë shtetit ndërkohë që kanë qarkulluar shuma të dyshimta parash në sasi të mëdha.

Në fund të deklaratës së tij ai ka shprehur mbështetjen e opozitës për Prokurorinë e Republikës dhe besimin se Prokurorja e Përgjithshme është plotësisht e vetëdijshme për peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë së saj në përballjen me sfidën e zbardhjes të së vërtetës lidhur me këto ndodhi e dyshime që të çojnë në majën e piramidës qeveritare.

Bashkë me mbështetjen, Rama nuk ka harruar të kujtojë edhe shqetësimin për rrezikun që do të sillte çdo vonesë apo ngurrim në hetimin e këtij lëmshi interesash kriminale, në kushtet kur i gjithë populli pret nga drejtësia të bëjë një kthesë historike me hetimin e këtyre ndodhive e dyshimeve që, për fat të keq, sipas tij, të çojnë gjithnjë e më shumë tek dera e Sali Berishës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML