Korçë-Tre subjekte që tregtonin gaz në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa asnjë kush sigurie janë dërguar për ndjekje penale. Vendimi është marrë nga Task Forca e Korçës pas një kontrolli të ushtruar në këtë subjekte tregtare. Sipas përgjegjësit të saj, Ilir Pendavinji ka rezultuar që në të gjitha pikat që janë lënë detyra për sigurimin e kushteve teknike ato nuk janë zbatuar. “Për pasojë 3 prej subjekteve i janë dërguar prokurorisë për ndjekje penale”- thotë ai.
Task Forca pas ngjarjes që ka ndodhur në fund të gushtit në qytetin e Korçës, ku për shkak të mungesës së kushteve të sigurimit teknik, shpërthyen bombolat në një pikë gazi ka ushtruar disa herë kontrolle në këto subjekte. Shumë prej tyre ushtronin aktivitetin në katin e para të pallateve duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Tani janë larguar për të ushtruar funksionin e tyre në periferi të qytetit.