Premte, 21 Nentor 2008 00:22:47

Lexoni versionin Print

Vrasja e 23- vjeçarit, dyshohet për hakmarrje

Shkodër- I riu, 23-vjeçar i gjetur pa jetë në një kanal në Shkodër është vrarë për hakmarrje. Sipas policisë, kjo është pista kryesore në të cilën po hetohet për vrasjen e Frederik Zef Qerthaqi

Anila Dushi
Marte, 07 Tetor 2008 09:22:00

Shkodër- I riu, 23-vjeçar i gjetur pa jetë në një kanal në Shkodër është vrarë për hakmarrje. Sipas policisë, kjo është pista kryesore në të cilën po hetohet për vrasjen e Frederik Zef Qerthaqi, i gjetur i vdekur dje në mesditë, në një rrugë dytësore të komunës Dajç në Shkodër, shumë pranë fshatit ku ai banon.

Ai u gjet i vdekur mesditën e djeshme nga kalimtarë të rastit, pranë fshatit Samërisht i Vjetër, tek vendi i quajtur Lisi mbi Vorr. Nga ekspertiza e kryer rezultoi se mbi trupin e viktimës ishin derdhur 10 plumba, prej të cilëve, 6 në kokë, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme. Banorët peshkatarë që e gjetën kufomën, njoftuan menjëherë policinë, identifikimi i të cilit u bë lehtë, duke qenë se ishte banor i fshatit pranë vendit ku u gjet trupi i tij.

Nga ana e policisë nisën menjëherë hetimet për arsyet e vrasjes së 23-vjeçarit, si dhe për gjetjen e autorëve. U pyetën fqinjët dhe të afërm të viktimës, të cilët mësohet se më shumë kanë pranuar të heshtin sesa të flasin, megjithatë bëhet e ditur se Qerthaqi ka qenënë Itali dhe në Amerikë, nga ku mësohet të jetë kthyer. Burimet bëjnë të ditur se kthimi në Shqipëri nga Italia e 23-vjeçarit është bërë pas një konflikti që ai ka pasur në vendin fqinj (mësohet se ka plagosur lehtë me thikë një shtetas). I riu ishte kthyer nga Italia katër muaj më parë. Gjithashtu, burime të policisë shprehen se gjakmarrja dyshohet edhe për faktin se Qerthaqi ka qenë një nga të shoqëruarit në polici për vrasjen e shtetasit Enver Ramadani (Hyseni), ngjarje e ndodhur më 19 shtator në Dajç, jo larg vendit ku u gjet trupi i 23-vjeçarit. Për vrasjen e Hysenit policia nuk ka ende autor.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML