Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:59:00

Lexoni versionin Print

Masterat, studentët e Vlorës sërish në protestë

Vlorë- Studentët e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës kanë njoftuar një tjetër protestë sot para ambienteve të universitetit. Pas mbarimit të ciklit të parë të studimeve sipas Kartës së Bolonjës, ata janë pajisur vetëm me një certifikatë, me të cilën nuk kanë mundësi të punësohen.

Anila Peçi
Marte, 07 Tetor 2008 11:20:00

Vlorë- Studentët e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës kanë njoftuar një tjetër protestë sot para ambienteve të universitetit. Pas mbarimit të ciklit të parë të studimeve sipas Kartës së Bolonjës, ata janë pajisur vetëm me një certifikatë, me të cilën nuk kanë mundësi të punësohen. Ndërkohë që për masterin, fakulteti nuk ka staf të mjaftueshëm akademik dhe studentët kanë mbetur pa rrugëzgjidhje.

 

Këto ditë të para të vitit të ri akademik, që shënon edhe nisjen e programit të nivelit të dytë, janë pritur me reagime nga studentët e degës së anglishtes dhe italishtes, që kanë përfunduar vitin e tretë. Dje ata përcollën shqetësimin për ecurinë e mëtejshme të studimeve. Kjo për faktin se vijimi duket i pamundur për ta pas përfundimit të programit trevjeçar e duke i lënë të zhgënjyer.

 

Studentët, pas një takimi të zhvilluar pak ditë më parë me rektorin e universitetit, Tanush Shaskaj, kanë kërkuar sërish informacion te rektori, por ky i fundit thjesht i ka drejtuar tek Ministria e Arsimit, e cila, sipas tij, ka kompetencat e duhura për këtë. “Jam shumë e shqetësuar për fatin e mëtejshëm të studimeve të mia”, thotë një studente e vitit të tretë të degës së italishtes.

 

“Duhet të na kishin informuar që kur nisëm studimet apo edhe në vijim se si do të vijonte diplomimi, për të bërë edhe ne zgjedhjet tona”- ankohen studentët, që thonë se i kanë mbajtur me shpresa deri tani dhe tashmë nuk u jepet asnjë shpjegim.

 

 “Nëse nuk ishin të zotët të vijonin, mos ta aplikonin fare sistemin e Bolonjës”,- thotë një tjetër studente e degës anglisht, që bashkë me të tjerët është e vendosur të nisin protestat.

 

Për këtë ata fajësojnë si Ministrinë e Arsimit, por edhe fakultetet ku janë regjistruar, të cilat u kanë parashtruar nisjen e shkollimit me kushte tërësisht të tjera. Pak ditë më parë, në universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në Fakultetin e Edukimit, u mor vendim të hapet programi Master i Nivelit të Parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Matematikë-Fizikë”. Për degët e gjuhëve të huaja, të të njëjtit fakultet, ky është një “mision i pamundur”, pasi, siç mësohet nga vetë rektorati, për nivelin në fjalë nuk është numri i duhur i pedagogëve që plotësojnë kriteret e doktoraturës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML