Tiranë- Partia Socialiste kërkon heqjen e TVSH-së nga arsimi privat, duke synuar përmirësimin rrënjësor të cilësisë së arsimit. Grupi Parlamentar i PS ka depozituar sot në parlament një nismë ligjore e cilamundëson lehtësimin e arsimit nga TVSH.
Ndërkohë që kërkesa e bërë dje nga Grupi Parlamentar i PS-së, nuk mori vëmendjen e mazhorancës. “Edhe këtë herë, siç bën zakonisht me propozimet e opozitës, mazhoranca refuzoi të marrë në konsideratë propozimin tonë duke ju mohuar të drejtën për të përfituar nga heqja e TVSH-së për arsimin si për atë publik edhe për atë jo publik”- thanë burimet nga selia rozë, e cila e konsideron këtë një qëndrim obskurantist ndaj arsimit, një veprim që dëshmon se e gjithë zhurma që bëhet për arsimin si prioritet nga kjo qeveri është falsepasi arsimi mbështetet me politika favorizuese jo me masa shtrënguese.
Ky, sipas PS-së, është cinizëm i mazhorancës pasi kosto e përjashtimit të arsimit nga TVSH nuk është e lartë. Ndërkohë që politika e ndjekur është shtrënguese dhe penalizon të gjithë ata fëmijë dhe prindër që kërkojnë arsimim sa më cilësor qoftë ky publik apo privat.
PS-ja, përmes një komunikate për shtyp ka shprehur mbështetjen e saj për sektorin privat, krahas atij publik, sepse është e drejta e shtetasve që jo vetëm të synojnë një cilësi më të mirë po edhe për shkak se prindërit që punojnë nuk mund t’i lënë fëmijët rrugëve për shkak të orareve të ndryshme që kanë mundësi që nuk jua ofron dot shkolla publike.
Shteti që nuk është në gjendje tu ofrojë fëmijëve atë që u ofron shkolla jo publike, në vend që t’i rëndojë me taksa, sipas PS-së, duhet të mendojë për mekanizma të tjera që lehtësojnë koston e arsimit.
“Nëse kjo nismë nuk do votohet nga mazhoranca natyrisht do të jetë një nga nismat e para që ne do bëjmë sa të vijmë në pushtet pasi arsimi mbetet prioritet për PS”- thuhet në deklaratë.